Elhaida Dani sukses në festivalin e Hercegnovit
SHKODËR- Këngëtarja shkodrane Elhaida Dani fitoi çmimin e parë për të rinj në festivalin Sunçana Skalla të zhvilluar në Hercegnov të Malit të Zi, ku veç vendeve te Rajonit, merrnin pjesë këngëtarë nga Suedia, Spanja, Ukraina, Danimarka, Rusia, SHBA, etj.
Me këngën “Si Asnjëherë”, këngëtarja e talentuar që përfaqësoi Shqipërinë, në natën e dytë të festivalit, është vlerësuar me 117 pikë nga juria e cila përbehej nga muzikantë nga vende të ndryshme të Europës.
Kënga e interpretuar nga Elhaida Dani, “Si Asnjëhere”, me tekst të Pirro Çakos dhe muzikë e orkestracion të Adrian Hiles, ka patur sukses në një nga ngjarjet muzikore që zhvillohen në Ballkan duke u renditur ndër këngët më të bukura dhe ndër zërat më melodioz të festivalit
Me këngen e saj, në naten finale ajo arriti të grumbullojë 46 pikë nga 68 që kishte vendi i parë duke u renditur përkrah këngëtareve të njohur të rajonit dhe të Evropës. Ndersa dy këngetaret Eranda Libohova dhe Rovena Dilo, u renditen në vendin e 18-të dhe të 20-të, e para me këngen “ Rroftë dashuria”, ndërsa e dyta me këngen “ Rrëfimi”.
Çmimi në këtë festival por edhe vendi i parë në “Star Akademi” në vitin 2009, premtojnë për një karriere të suksesshme të këngëtares shkodrane Elhaida Dani e cila gjithandej është vlerësuar dhe pëlqyer për intepretimet e saj dhe zërin melodioz që e karakterizon.
(atsh/BalkanWeb)