Shtypi dhe tifozët, akuza të forta për Brazilin e Menezes
BRAZIL- Kjo kombëtare nuk funksionon! Është ky komenti i bërë në mënyrë unanime nga shtypi brazilian, pas barazimit 2-2 të kombëtares së Brazilit ndaj Paraguajit. “Shkëlqen vetëm Fred”, shkruan portali sportiv “Lance”.
Ndërkohë, tifozët kanë kërkuar në mënyrë ironike që Menezes të marrë në ekip Martën, yllin e përfaqësueses së femrave. “Paraguaji bëri pak për të fituar. Nëse do kishim humbur do ishte e pamëshirshme”, deklaroi Menezes në mënyrë të çuditshme. Më pas, ai u kërkoi durim tifozëve brazilianë, të cilët nuk kanë më besim te kombëtarja e tyre.
Brazili ka edhe një ndeshje me Ekuadorin për të shpresuar në kalimin e grupit. Skuadra e Menezes barazoi pa gola ndaj Venezuelës, ndërkohë që të shtunën në mbrëmje barazoi 2-2 ndaj Paraguajit.
(e.m/A.Latifi/BalkanWEb)