Elhaida dhe Patriku triumfojne ne naten e kenges amerikane
Cerekfinalja e Akademise se Yjeve ka permbushur gjithe objektivat e nje spektakli dinjitoz dhe te arrire profesionalisht. Mes duartrokitjeve drejtuesja e spektaklit Zana Cela, ka ftuar skuadren e kuqe dhe blu, si dhe te miqte e nderit te ndjekin gjykimet e artisteve te rinj mbi politiken. Nje insert i nisur nga deklarata e ashper e Gjoanines, balerines shkodrane qe ndjehet e zhgenjyer nga politika e deritanishme, arsye qe e shtyn te mos votoje. Nje vendim i kritikuar nga Stefani dhe Elhaida, te cilet mendojne se me optimizmin e moshes duhet te ndertojne nje politike me sociale dhe me afer tyre. Diskutimi ka tejkaluar bastionet blu dhe te kuqe, simbolizuar me qytetin e Shkodres dhe Vlores, ku Eli dhe Fiorela kane diskutuar mbi ndryshimet qe tashme priten edhe ne keto dy qytete, per te rrefyer se prinderit e tyre ndonese kane harmoni te padiskutueshme familjare votat i kane per parti te ndryshme politike. Kjo per te treguar realisht se vota nuk eshte me monopol i kryefamiljarit por krijohet ne baze te bindjes personale politike. Nje rezultat qe e ka pershendetur dhe i ftuari special i mbremjes se te merkures, Biks Aliu, sekretar i pare i ambasades amerikane, shef i zyres se marredhenieve me publikun. Ai pershendeti organizuesit e ketij evenimenti per vemendjen qe tregojne ndaj te rinjve shqiptare ne realizimin e endrres se tyre te artit, nderkohe qe ka mbeshtetur zhvillimin e mentalitetit te shoqerise shqiptare qe voten e jep si individ, bazuar mbi bindjet personale dhe jo mbi ndikimin e prinderve.
Elhaida, me kengen italiane "Adagio", Ardjana me "Behind these hasel eyes", Nita me "Decade" dhe Desjana me "All the man that i need", kane sjelle kater performanca te zhanreve te ndryshme muzikore, sipas perzgjedhjes se tyre personale. Nje gare qe ka dhuruar situacione te larmishme muzikore, duke e bere te veshtire perzgjedhjen e me te mires. Spektakli ka hyre ne fazen me te nxehte te tij dhe analisteve muzikore u kerkohet qe te bejne klasifikime, shume zgjedhje te veshtira, kur ke te besh me performanca te arrira si ato te vajzave, vecanerisht ne zhanre te ndryshme. Kompozitorja Diana Ziu, e lakuar per kritikat ndaj konkurrenteve, ka gjetur rastin te komplimentoje profesoret Kristi Popa dhe Sokol Marsi per perkushtimin maksimal ndaj studenteve. Ajo ka dalluar faktin qe eshte i vetmi spektakel ku kendohet live, nje pergjegjesi e larte artistike per gjithsecilin kengetar dhe nje arritje per keta te rinj dhe mbi te gjitha per organizatoret e spektaklit. Pedagogia ka vecuar vokalin e bukur te Elhaides, duke qene e bindur se me nje vokal te tille Shqiperia mund te perfaqesohet denjesisht ne kompeticionet evropiane. Edhe poetja Mimoza Ahmeti ka shprehur perzgjedhjen e veshtire mes Elit dhe Nites, por per shijet personale muzikore, vajza shkodrane mbetet e para. Perfaqesuesi i ambasades amerikane ka komplimentuar vajzat duke u shprehur se dhe vete kengetaret amerikane do te ndiheshin xheloze para interpretimit te tyre. Profesoret e kenges jane shprehur te kenaqur me rezultatin e konkurrenteve ne skene, duke u ndjere te shperblyer per punen dhe perkushtimin e tyre.
Spektakli ka udhetuar mbi nje makine, ku nen ritmet e hip-hopit eshte percjelle nje situate qe e dallojme shpesh ne rruget tona. Jurgeni, Artesi, Silvestri dhe Gjoanina kane percjelle nje situate komike ku makina drejtohet nga te rinj pa patente, duke sjelle dhe pasoja per jeten e tyre. Nje interpretim ku sipas profesor Tanit shoferi me i keq ka qene Silvi dhe pasagjere Artesi, nderkohe qe profesoret e baletit klasik Enada Hoxha dhe Gerti Vaso kane dalluar interpretimin e Artesit dhe Jurgenit.
Jane ngjitur ne skene dy shoket me te ngushte te Akademise me perkatesi nga Kosova dhe Kalifornia, qe i kane kapercyer lehtazi barrierat, duke krijuar nje miqesi te sinqerte pavaresisht konkurrimit. Labinoti ka kenduar kengen "It's my life", nderkohe qe Patriku ka percjelle "In my place", dy kenge me tekste te fuqishme. Nje duel i veshtire perzgjedhjeje por vemendjen dhe komplimentat e profesoreve i ka terhequr dhe kete radhe Patriku me delikatesen dhe ndjeshmerine e tij te larte ne interpretim. Ne naten kushtuar kenges dhe kultures amerikane, perfaqesuesi i ambasades Biks Aliu, ka vleresuar Labinotin qe e kendoi kengen anglisht me kosovarcen e tij te mrekullueshme dhe padyshim dhe Patrikun. Diplomati amerikan ka komplimentuar Zana Celen per iniciativen gjitheperfshirese te kesaj Akademie, duke terhequr talente nga Kosova, Maqedonia dhe te huaj qe jetojne ne vendin tone. Kompozitori Pirro Cako cilesoi Patrikun si fituesin e sfides, sepse ka sjelle me shume sharm ne kenge.
Baleti neoklasik ka sjelle ne skene muziken e "Metallica", interpretuar nga Adela dhe Elda, dy performanca qe moren vleresimet maksimale, persa i perket Adeles dhe padyshim komplimente te merituara shkuan edhe per Elden, e cila ka pasur realizimin me cilesor gjate 9 javeve te "Akademise se Yjeve".
Pershendeti spektaklin Erga Halilaj, nje nga ish-konkurrentet e edicionit te pare te Akademise, fituese e cmimit te dyte ne disiplinen e kantos. Ajo eshte nje nga ato talente qe ka marre krahe nga pjesemarrja ne kete Akademi, per te ndertuar nje karriere te sajen te suksesshme. Erga eshte njohur per publikun e gjere nepermjet nje albumi profesional, qe ka terhequr vemendjen e kritikes per zerin dhe interpretimin e saj te mrekullueshem.
E ka mbyllur naten e konkurrences se vertete artistike nje kolazh spanjoll, i interpretuar nga trupa e baletit duke ndezur skenen me toreadore e primadona latine plot pasion, elegance dhe perpikeri.
Mes 12 konkurrenteve qe garuan ne cerekfinale, ka fituar Elhaida, Nita, Artesi, Jurgeni, Patriku dhe Adela. Eshte eliminuar Ardjana, perfaqesuesja shqiptare e Maqedonise. Nje largim shume emocionues, edhe pse ajo eshte shprehur se ndjehej krenare qe ka perfaqesuar vendin e saj ne kete eveniment.
Risia e edicionit te katert te Akademise
Producentja Zana Cela eshte shprehur entuziaste per ristrukturimin qe ka marre edicioni i katert i Akademise. Tashme jane firmosur kontratat mes nxenesve dhe Akademise dhe shume shpejt do te prodhohet nje album i vecante me kengetaret me te spikatur nga shtepia diskografike "Eurostar". Ajo ka konfirmuar dhe formimin e trupes se baletit qe tashme do funksionoje si nje trupe profesioniste.