E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pamela në kërkim të dashurisë

Pamela Anderson, e cila njihet më së shumti për rolin e saj në filmin "Baywatch", është parë të darkojë me një djalë, i cili nuk është personalitet i njohur.

Sipas të përditshmes “The Sun”, ata të dy i mbanin gjatë gjithe kohë duart të shtrënguara dhe dukej qartë që midis tyre kishte dicka më shumë se thjesht shoqëri.  Aktorja 45 vjeçare me veshjen që kishte përzgjedhur gjatë kësaj darke dukej mjaft elegante dhe format e saj trupore janë vërtet për tu pasur zili.

Jeta e Pamela Anderson ndryshoi krejtësisht që kur u bë e famshme në serilin Baywatch në vitin 1992. Ajo është martuar 3 herë, por martesa e saj e parë ka qenë në vitin 1995 kur u martua me rokerin Tommy Lee në Meksikë ndërkohë që kishin vetëm 96 orë që njiheshin.

Ajo ka 2 djem nga martesa e parë por marrëdhënia e saj me Tommy Lee përfundoi në vitin 1998, kur edhe u divorcuan. Martesa e saj e dytë ka qenë me Kid Rock ndërsa e treta me Rick Saloman, i cili ngjason shume edhe me djalin misterioz me mjekër që u fokusua gjatë darkës./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›