E Diel, 1 Nëntor 2026

Elhaida fiton The voice of Italy, Shqipëria dekoron Cocciante-n (VIDEO)

elhaida-dhe-cocianteTiranë- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekoruar sot kantautorin italian Ricardo Coccianten për triumfin e shqiptares Elhaida Dani në The Voice of Italy, por jo vetë vajzën 19-vjeçare nga qyteti i Shkodrës.

Në një ceremoni të mbajtur paraditen e sotme në Presidencë, Shqipëria nderon mentorin e evenimetit, por jo artisten shqiptare.

Fitorja e Elhaida Danit nuk ishte personale, por ajo sfidoi paragjykimet e bëri që populli italian të tejkalonte veten duke ja dhënë asaj çmimin e parë në vend të një italiani.

E mbi të gjitha triumfi i vajzës shqiptare tregoi që arti nuk ka kufij e paragjykime të asnjë lloji. Si një shembull përfekt për kompeticioneve të tilla si ‘Eurosong’-u ku votimet gjeopolitike përcaktojnë çdo vit fituesin.

“Kur dëgjova Elhaidën ndjeva një talent të pastër që ka mundësi të kapërcejë kufijtë”,-tha dje Coçiante në konferencën për shtyp në ambjentet e Ministrisë së Kulturës për ndjesitë e para kur ka dëgjuar shqiptaren që siç tha ai, “tashmë është birësuar nga Italia”.

“Gjithmonë kam besuar se përtej faktit që ajo i përket një lloj talenti, mund të shkonte përtej dhe sëbashku ne e demonstruam këtë. Italia e hapi zemrën dhe zgjodhëm një njeri që nuk ishte italiane, por ne e bëmë atë italiane. Italia e birësoi”,- u shpreh kantautori italian.

Ndërsa Elhaida Dani duke përcjellë edhe emocionet e saj të shumta me zërin e saj, tha se ishte shumë e lumtur që kishte patur mbështetjen e trajnerit të saj, Cocciante.

“E dija se do të bënte bujë në Shqipëri por jo kaq. Nuk e prisja këtë mbështetje të vazhdueshme nga të gjithë. Unë ndihesha fitimtare edhe nëse nuk do ta kisha fituar atë emision. Pa Coçinante-n nuk do t’ja dilja kurrë mbanë”,- tha Elhaida e cila elektrizoi italianët e bëri të ndiheshin krenar për të një komb i tërë.

Tiranë, Cocciante: Elhaida do kapërcejë kufijtë. Arti, jo nacionalizma

Tiranë, Cocciante: Elhaida do kapërcejë kufijtë. Arti, jo nacionalizma ◄ Back Next ► Picture 1 of 12

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›