E Diel, 1 Nëntor 2026

Teknologjia në zgjedhje, zhvillohet testi i projektit të verifikimit e regjistrimit

NUMERIM-ATiranë- Rreth orës 10:00 të paraditës të së shtunës në ambientet e Pallatit të Kongreseve ka nisur zhvillimi i testit të Sistemit Elektronik të Verifikimit dhe Regjistrimit të Zgjedhësve.

Ky është një projekti pilot që do të realizohet në Qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 23 qershorit.

Në projekt po insketohet një verifikim dhe regjistrim të pjesëmarrësve që luajnë rolin e zgjedhësve në dy qendra votimi të instaluara aty. Procedurat po ndiqen nga kryetarja e KQZ-së, Lefteria Lleshi.

Sakaq më 18 maj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar dështimin e projektit të përdorimit të teknologjisë në zgjedhjet e 23 qershorit, e cila u propogandua si një risi e këtyre zgjedhjeve.

Mes tyre më problematikët rezultoi fakti se skaneri merr dy flete votimi njëherësh dhe kërkon kohë të gjatë përpunimi, për 6 mijë fletë u deshën plot 8 orë. Kurse Fieri numëron 300 mijë votues.

Mësohet se vërejtjet i janë nisur zyrtarisht kompanisë INDRA për një tjetër provë që pritet të zhvillohet në fund të këtij muaji.

Lajmi vijon…

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›