E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat: Marrëveshja me Serbinë imponon ndryshimin e mbi 50 ligjeve

PRISHTINE- Zbatimi i Marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, shumë shpejt pritet t’i japë efektet e para në Prishtinë.

Ky zbatim, nga ana e Kosovës parashihet të nisë me ndryshimin e ligjeve, me qëllim të adaptimit të tyre me kërkesat e serbëve që dalin nga marrëveshja e arritur në Bruksel mes kryeministrit kosovar Hashim Thaçi dhe atij serb Ivica Daçiç, më 19 prill.

Qeveria e Kosovës tashmë i ka gati ndryshimet e përgatitura për dhjetëra ligje dhe shumë shpejt, sipas burimeve të gazetës Tribuna, do t’i procedojë për votim në pako në Kuvend.

Një zyrtar i lartë brenda Zyrës së Kryeministrit ka treguar për mediat kosovare se kanë filluar dhe tashmë i kanë gati ndryshimet e më shumë se 50 ligjeve, si rezultat i kërkesave që dalin nga Plani për zbatimin e Marrëveshjes Kosovë-Serbi.
(m.a/tribuna/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›