E Shtunë, 31 Tetor 2026

Udhëheqësi kinez Xi Jinping samit me Barack Obama-n në SHBA

obama-me-kinezinSHBA- Presidenti kinez Xi Jinping dhe Presidenti amerikan Barak Obama kanë filluar një samit dy-ditor në Kaliforni.

BBC-ja raporton se të dy liderët folën për tejkalimin e dallimeve dhe arritjes së një marrëdhënie të re ndërmjet vendeve të tyre.

Presidenti Obama foli për “zonat e tensionit” dhe përmendi rivalitetin e tyre në Paqësor, ambiciet bërthamore të Koresë së Veriut dhe spiunazhin kibernetik.

Takimi është i pari në mes të dyve që prej kohës kur Z. Xi u bë president në muajin mars.

Të dy burrat u takuan dhe shtrënguan duart në çifligun Sunnylands, jashtë Palm Springs.

Obama bëri thirrje gjithashtu për të dyja vendet që të punojnë së bashku për të trajtuar sigurinë kibernetike. “Në mënyrë të pashmangshme ka zona e tensionit midis vendeve tona”,- shtoi ai.

Z. Xi tha se ai dhe zoti Obama janë takuar “për të skicuar të ardhmen e marrëdhënieve Kinë-SHBA dhe hartuar një plan për këtë marrëdhënie”.

Ligjvënësit amerikanë dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë kërkuar gjithashtu që zoti Obama të bëjë thirrje për lirimin e 16 të burgosurve të profilit të lartë.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›