E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elia:Ëndërroj të luaj te Barca, Reali apo United

Anësori i Hamburgut, Eljero Elia, është shprehur i gatshëm për të kaluar te Barcelona, Real Madridi apo Manchester Unitedi, pasi këto klube janë ëndrra fëmijërore të holandezit.

“Hamburgu është ekip i madh, por unë ëndërroj të luaj për një prej ekipeve më të mira në Evropë. Klube si Barcelona, Real Madrid dhe Manchester United janë vërtet të veçanta”.

“Këto janë klube ku mund të përmirësohem si lojtar. Unë jam i bindur se jam mjaft i mirë për të pasur sukses te një klub i madh. Unë kam luajtur ndaj lojtarëve më të mirë në Botëror me kombëtaren holandeze. Unë e dëshmova veten në Afrikën e Jugut”, ka thënë Elia për Bild.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›