Levante i "hakmerret" Realit

Levante i është hakmarrë Real Madridit për humbjen turpëruese prej 8-0 të pësuar disa javë më parë në Bernabeu, duke mposhtur tani Los Blancos me rezultat 2-0.
Real Madridi në këtë ndeshje u paraqit me përbërjen e pestë, pasi përpos prestigjit dhe nderit, nuk kishte ndonjë karakter tjetër.
Në minutën e 62-të Levante kaloi në epërsi me golin nga pika e bardhë të realizuar nga Xisco Munos. Vendasit e vulosën fitoren me anë të Sergios (86’) për 2-0 dhe humbjen e dytë të Real Madridit këtë sezon.
Real Madridi është kualifikuar për çerekfinalen e Copa del Rey, pasi Levante nuk ishte në gjendje të shkrinte diferencën prej tetë golave. Për kundërshtar në fazën tjetër Los Blancos do të kenë rivalët lokalë të Atletico Madridit.