Nasri konsideron opsionet

Nga Express më 06 janar 2011 në ora 17:19
E ardhmja e Samir Nasrit mund të mos jetë e lidhur me Arsenalin. Menaxheri i futbollistit francez e pranon se për 23 vjeçarin primar është klubi londinez, por ai shton se do t’i konsiderojnë edhe opsionet tjerra.
“Ne po bisedojmë për vazhdimin e kontratës, e cila skadon në vitin 2012. Por, do të shohim se në çfarë drejtimi dëshiron Samiri që ta vazhdojë karrierën”, tha menaxheri Jean-Pierre Bernes.
Mesfushori ofanziv ka realizuar 13 gola këtë sezon. Arsenali e kishte transferuar Nasrin nga Marseille për 15.8 milionë funte në vitin 2008.