Mancini shkon në Atletico Mineiro
Nga Express më 06 janar 2011 në ora 17:13
Ka përfunduar aventura evropiane për Amantino Mancinin. Futbollisti brazilian i Interit shumë shpejt do t’i bashkohet klubit brazilian. Këtë e ka bërë të ditur presidenti i klubit brazilian, Alexandre Kalil.
Ky i fundit nuk ka bërë të ditur më detajisht se a bëhet fjalë për ndonjë huazim apo ndonjë transferim definitiv, por ka specifikuar se lojtari do të luajë në Brazil gjatë vitit 2011.
Ish futbollisti i Romës dhe Milanit kishte luajtur në këtë ekip në periudhën 1999-2002, për të kaluar më pas në Venezia.