Stop operacioneve plastike!
Nga Express më 19 shtator 2011 në ora 18:22
Nora Istrefi ka pohuar se jo vetëm që nuk ka kryer asgjë ndërhyrje kirurgjike për të rregulluar ndonjë tipar fizik të trupit të saj, por për më tepër është kundër plastikës që sot aplikohet nga shumë personazhe publike.
“Nëse do të flisja për kohën e tanishme, atëherë jam kundër ndërhyrjeve kirurgjike. Ndoshta në të ardhmen, në shfaqjen e rrudhave dhe me shenjat e plakjes, do të ndryshojë mendim”, ka thënë Nora për Standard.