Eliminatoret Botërori 2026/ Anglia humb Guehi për transfertën serbe

Anglia e Thomas Tuchel udhëton sot drejt Serbisë pasi nesër në mbrëmje (20:45) do të sfidojë ekipin e Dragan Stojković. Ndeshja në fjalë, e cila pritet që të jetë mjaft e luftuar, do të ndiqet me mjaft interes edhe në Shqipëri pasi kuqezinjtë luajnë së shanset e tyre për kualifikim në Botëror në të njëjtin grup.
Për këtë transfertë komisari teknik i Anglisë ka bërë me dije se nuk do të ketë në dispozicion shërbimet e njërit prej lojtarëve më në fortë të dy sezoneve të fundit, Marc Guehi.
Mbrojtësi i Crystal Palace ka pësuar një dëmtim në ijë në ndeshjen e fitur nga Anglia përballë Andorrës dhe pritet që të mos jetë nesër në fushë në “Rajko Mitic”.