E Diel, 1 Nëntor 2026

Eliminatoret Brazil 2016 Kroacia shuan shpresat e Serbise

Kroacia ka mposhtur Serbinë në përballjen për eliminatoret e Botërorit 2014, mes masave të rrepta të sigurisë, në një atmosferë aspak miqësore, për të mos thënë armiqësore. Himni kombëtar serb u vërshëllye në fillim të ndeshjes, teksa tifozët vendas në Zagreb vazhduan edhe gjatë 90 minutëshit me kore abuzive kundër rivalëve të tyre të betuar. Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 2 me zero për kroatët që kanë dominuar fushën gjatë gjithë lojës. Pothuajse 40 mijë tifozë kroatë ishin të pranishëm në stadium. Kroacia, e cila do ta zhvillojë në shtator ndeshjen e kthimit në Serbi, gjendet tashmë në krye të grupit A, së bashku me Belgjikën, duke qenë në kushte komode për t’u kualifikuar në finalet e Botërorit të ardhshëm, Brazil 2014. Ndërkohë, Serbia duket se i ka humbur edhe shpresat më minimale për t’u kualifikuar nga ky grup.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›