E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster sekuestrohen 195 kg mariuane

Një person është arrestuar dhe 195 kg mariuanë u sekuestruan në fund të operacionit “Vjosa” në Gjirokastër.
Bllokimi i mjetit ku ishte fshehur droga u bllokua tek Ura e Mamaliajt.
Agjentët e antidrogës në policinë e Gjirokastrës kishin survejuar ngarkesën nga momenti kur droga doli prej Lazaratit.
Autori ka shmangur postobllokun e Ujit të Ftohtë dhe e ka transportuar në krah në brendësi të pyllit.
Më pas me një makinë me targa gjermane fallso është futur në aksin rrugor Gjirokastër- Krahës. Policia bëri arrestimin e Genci Zymbylit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›