E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më shqetësojnë mungesat

Fitorja historike në Ullevaal të Oslos ka ngjallur ëndrrën e shqiptarëve për një kualifikim të mundshën në Brazil 2014, por për ta arritur këtë qëllim madhor ka ende shumë punë për të bërë. Këtë e ka të qartë më shumë se kushdo tjetër trajneri Xhani De Biazi, I cili përtej entuziazmit, që nuk arriti ta fshihte në momentin e shënimit të golit të Salihit, por edhe pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit Blom, po vret mendjes sesi mund t’i mposhtë sërish nordiket në ndeshjet e radhës në Tiranë në muajin qershor.

"Fitoren ndoshta nuk e prisnin, sespe do të luanim me një kundërshtar shumë të vështirë, megjithatë ne kishim bindjen se do ta arrinim një rezultat pozitiv. Morën tri pikë të vyera, që na mbajnë në garë për një kualifikim të mundshëm. Probmemi im I madh është se pas 75 ditësh, pak a shumë, do të riluajmë me Norvegjinë dhe do të kemi tri mungesa të sigurta, Lilën, Roshin dhe Canën dhe unë jam I shqetësuar për këtë. Ne mund t’I mundin përsëri, por gjithcka varet nga dëshira jonë për të bërë mirë. Duhet të jemi të pqërqendruar, dhe ta përgatisim ndeshjen ashtu sic duhet si në nivelin fizik dhe në atë taktik. "

Shmang euforinë edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duke, i cili këmbëngul se është herët për të folur për një kualifikim të mundshëm.

Kombëtarja kuqezi më të mbërritur në Rinas ëshët drejtuar sërish drej Durrësit, ku do të vijojë përgatitjet për miqësoren me Lituaninë. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›