Rinovimi? Është problemi im i fundit

E ardhmja e Masimiliano Alegrit do të vendoset në fund të sezonit, madje në këtë moment tekniku toskan nuk dëshiron të flasë për një cështje të cilën e konsideron të fundit në listën e problemeve që e shqetësojnë. Tekniku I Milanit theksoi se objektivi i tij dhe I skuadrës kuqezi është të ruajë vendin e tretë, pse jo edhe të tentojë pozicionin e dytë në Serinë A.
"Nuk ka kuptim që të flasim në këtë moment për rinovimin. Gjëja më e rëndësishme është të ruajmë vendin e tretë dhe nëse do të jetë e mundur të arrijmë të dytin, për të mbyllur me sukses një sezon që u nis me shumë vështirësive. Kontrata është problei imi I fundit. "
Toni i Alegrit ndryshon kur i bëhet pyetja provokative nëse po pret fundit e sezonit që drejtuesit të vendosin për pozicionin e tij.
"Për të ardhmen time kam vendosur vetë që kur kam lindur. Nuk mund të them se cili do të jetë trashgimtari im nëse do të largohem, sepse për momentin jam këti dhe do të më pëlqente të qëndroja më gjatë. Gatuzo për shembull ka cilësi shumë të mira, Inzagi po bën gjithashtu gjëra të mirë te të rinjtë ndërsa Sedorf po luan akoma, kështu që gjithcka mbetet për t’u vlerësuar. "
Impenjimi i radhës për Milanin është sfida me Kievon në transfertë, për javën e 30 të Serisë A.