Eliminatoret e Evropianit U-19, Hungari 2014
Të përzgjedhurit do të njoftohen nëpërmjet telefonit
Grupi 6
Bullgari
Greqi
Sllovaki
Shqipëri
Futbollistët që do të jenë pjesë e Kombëtares U-19, të përzgjedhur nga seleksionimi i fundit për këtë vit do të njoftohen nëpërmjet telefonit nga ana e stafit të skuadrës. Dje, të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces kanë lënë shënim numrat e kontakteve të tyre dhe pas shqyrtimit të vlerave të tyre nga ana e stafit teknik ata që do të jenë pjesë e ekipit do të kontaktohen për qenë gati në grumbullimet e Kombëtares U-19.
Nuk dihet ende se sa prej tyre do të veshin këtë fanellë, pasi siç e tha edhe vetë trajneri Strakosha, ky do të jetë një proces në vazhdim dhe dikush prej tyre mund të mos bëhet pjesë e skuadrës pas këtij seleksionimi, por mund ta ketë këtë shans në përzgjedhjet e tjera që do të zhvillohen në muajt në vazhdim.