Eliminatoret e Evropianit, shkëlqen Kombëtarja U-19, mundin 3:1 Belgjikën
Kombëtarja jonë e Futbollit e 19-vjeçarëve ka zhvilluar një ndeshje mbresëlënëse dje pasi ka mundur 3:1 Belgjikën.
Duke dashur ta harrojnë humbjen me Italinë, kuq e zinjtë kanë bërë një lojë perfekte mbrëmë në Vlorë, duke marrë dhe pikët e para në eleminatoret e Kampionatit Evropian për këtë moshë.
Mbrëmë nuk ka munguar sepktakëli, loja madje dhe supergolat. Mund të përmendim golin e Gavazajt, i cili u shënua nga rreth 45 metra largësi.
Pjesa e dytë është disi më e vështirë për djemtë e Strakoshës, por rezultati zhbllokohet në minutën e 76-të pasi Kabashi nuk gabon ngë pika e 11-metërshit, por entuziazmi pritet vetëm një minutë më pas, pasi shënon Belgjika.
Goli i tretë u shënua nga Lorenc Shehaj në të 80-ën duke e mbyllur takimin në 3:1.
Ndeshja e radhës do të jetë ajo me Bjellorusinë, një takim jo shumë i vështirë për të fituar. Dhe nëse arrihet kjo, atëherë do të jetë shumë i lehtë kualifikimi.
/IDEA/