E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Njesia 11, qender e fuqishme zhvillimi dhe punesimi

Kane vijuar dje konsultimet me banoret e njesise bashkiake nr. 11, per Planin e Pergjithshem Rregullues te Tiranes. Ky plan urbanistik, sipas kryetarit te Bashkise i jep edhe Njesise Bashkiake nr.11 11, zone e lene pas dore nga pikepamja e investimeve, parametra te fuqishem te zhvillimit. Ne kete njesi parashikohet ndertimi i 9 cerdheve, 7 kopshteve, 3 shkollave 9-vjecare dhe nje shkolle te mesme. Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha ka shprehur angazhimin dhe vendosmerine, per t'i dhene zhvillim te qendrueshem dhe te barabarte, cdo pjese te qytetit. "Nese nuk do te kishim kete vizion, nese Bashkia do te vazhdonte ta shikonte Tiranen nga vrima e celesit, per te pare se ku jane pronat qe mund te zhvillohen sa me shpejt, sa me mire, sa me shtrenjte, normalisht qe Lapraka, Koder-Kamza, Kinostudio, Kombinati, Selita, Alliasi nuk do te ishin ne vemendjen e Bashkise, nuk do tu vinte radha, ndaj edhe virtyti i ketij plani, pas miratimit eshte barazia e qytetareve para ligjit dhe barazvlefshmeria e prones dhe trajtimit te saj" - u shpreh z. Basha.

Me planin urbanistik dhe projektet strategjike te cilat kane nisur te marrin jete, njesia bashkiake nr. 11 kthehet ne nje zone te fuqishme te zhvillimit ekonomik. Ne kete njesi bashkiake do te ndertohet terminali multimodal i pasagjereve dhe marreveshja per studimin e fizibilitetit te tij, u nenshkrua pak dite me pare.

"Kjo eshte edhe "kerthiza" e transportit publik te qytetit te Tiranes. Ketu do te gershetohen treni, trami, autobuset urbane dhe interurbane, taksite por edhe funksionet e tjera te sherbimit dhe ketu do te zgjidhen ne menyre te perhershme dhe perfundimtare, sfidat me te cilat transporti urban eshte perballur per nje kohe te gjate. Eshte nje gjenerator i fuqishem punesimi dhe do te jete nje nder zhvillimet kryesore afatmesme qe do te nise se shpejti nga puna dhe qe do u jape mundesi jo vetem banoreve te kesaj zone, por banoreve te Tiranes anembane, per te perfituar nga nje oferte e mire punesimi"- theksoi z. Basha. Ai tha edhe se nga ky stacion multimodal, e gjithe ajo qe sot njihet si Hekurudhe, deri te Stacioni Hekurudhor (Stacioni i vjeter, per sa kohe do te jete akoma aty) dhe qe ka pasur jo pak problematika per kete njesi bashkiake, shnderrohet ne nje arterie te fuqishme urbane, zhduket traseja e trenit, zevendesohet ne kohe me shinat e tramit me rruge urbane dhe trotuare ne te dy krahet. Kurse shtoi: "Nese marrim vetem keto tre akse, rrugen e Durresit aktualisht, ate qe sot njihet si Hekurudha, si dhe Bregun e Lumit, do te veme re se ne kete njesi bashkiake, ne nje lartesi ajrore prej jo me shume se 400-600 metra nga njera tjetra, do te pershkohen tre arterie moderne urbane te qytetit te Tiranes, te domosdoshme jo per njesine bashkiake 11 por per Tiranen, madje do te thoja per trafikun kombetar ne teresi. Aty ku kalon rruga, kalon edhe paraja dhe kjo zone ne kete menyre, merr te gjithe shanset per te ndare ne menyre te barabarte, pse jo te preferuar, pjesen e zhvillimit ekonomik dhe perfitimet e tij ne kryeqytetin tone, qe eshte pa dyshim dhe do te vijoje te mbetet gjenerator i ekonomise shqiptare".

Mundesi zhvillimi

Bulevardi i ri dhe rehabilitimi i lumit te Tiranes, se bashku me ndertimin e arterieve rrugore, ne te dy anet e tij do te sjellin ne kete njesi bashkiake, jo vetem nje infrastrukture moderne por mundesi te zhvillimit te prones e si rrjedhoje zhvillim ekonomik e punesim. Z. Basha beri gjithashtu te ditur se grupi i punes ka finalizuar opsionet per zhvendosjen e tregut te gjese se gjalle, jashte vijes administrative te Tiranes.

Akset e brendshme rrugore

Unaza numer 4 e qytetit do te kaloje tek rruga "Pandi Dardha", duke u lidhur me rrugen "Don Bosko" dhe duke vazhduar me tej, duke formuar kete unaze ne te gjithe qytetin. Plani nuk ka lene ne harrese dhe qarkullimin dhe zhvillimin e akseve kryesore brenda njesise dhe per kete jane propozuar jo vetem zgjerimet, por edhe ndertimet e akseve te segmenteve te munguar, sic eshte bashkimi i rruges "Hysni Gerbolli" me rrugen "Egnatia" apo "Besnik Ceka", duke shkuar deri tek "Qemal Dracini", aksi kryesor i rruges "Gjergj Legisi", duke u bashkuar me rrugen "Allaman Dervishi".

Zgjerim dhe per rruget kryesore

Plani ka parashikuar zgjerimin e akseve kryesore, rrugen e Kastrioteve, Gramozi, apo e Balshajve, por nje aks me shume rendesi per levizjen ne Koder - Kamez eshte edhe plotesimi i unazes se Koder - Kamzes, duke lidhur rrugen "Ramadan Citaku" me rrugen "Simon Rrota". Nje aks shume i rendesishem qe mendohet te zhvillohet, jo vetem nga aspekti i transportit publik por edhe levizshmerise se mjeteve, eshte ai qe do te beje lidhjen me terminalin, duke shfrytezuar trupin e sotem hekurudhor. Pervec linjes se tramit, ne te dy anet e saj do te kete rruge per mjete, sikunder do te krijohet edhe infrastruktura e nevojshme per kembesoret.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›