Rama, te rinjve: Te gjithe, zedhenes per nje "Rilindje shqiptare"
"Une jam FRESSH", eshte projekti me i ri i te rinjve eurosocialiste shqiptare. I promovuar nga Kryetari i Partise Socialiste disa jave me pare ne kryeqytet, kesaj here ishin te rinjte e Elbasanit qe me kulturen e tyre demokratike te pjesemarrjes, i sollen Kalase muze te ketij qyteti nje atmosfere te vecante. Manifesti i "FRESSH", u prezantua si "nje projekt interaktiv, me shume dimensione ku vec bashkimit te cdo te reje e te riu qe kerkon ndryshimin, misheron edhe vullnetin, ambicien dhe shpresen per te jetuar ne nje Shqiperi me te mire". Atmosferes iu shtua edhe muzika e njerit prej zerave me te dashur te rinise shqiptare, Alban Skenderaj, i cili me tekstet e kengeve te tij ka frymezuar per me shume, dashuri, optimizem dhe shprese tek e ardhmja.
Gjate fjales se tij z. Rama ftoi te rinjte per te qene bashke ne nje Rilindje Shqiptare, sepse "kjo eshte ne fund te fundit nje beteje per nje Shqiperi me te mire". Ai tha se nje Rilindje Shqiptare eshte jo vetem e domosdoshme, por eshte edhe plotesisht e mundur. Jemi ne qe do ta bejme ate realitet te gjithe se bashku, duke marre persiper secili aty ne vendin ku jeton, te behet zedhenesi i kesaj domosdoshmerie. "Asgje nuk do jete me njesoj pas fitores se vitit 2013 ne rast se ne e realizojme fitoren permes rruges se shtrirjes se dores dhe te degjimit te atyre qe kemi rreth e rrotull e te komunikimit me ta, per t'ju thene se Shqiperia mund te behet Shqiperia europiane qe ne duam, ku gjithsecili ka nje mundesi dhe gjithsekujt talenti i vet, vullneti i vet, perpjekjet e veta mund t'i vlejne dhe nuk do t'i shkojne dem", - tha z.Rama.
Me tej Rama tha: "Dua t'ju them me bindje se politika, ajo per te cilen ju degjoni fjalet me te keqija, ne fakt nuk eshte asgje tjeter kur eshte ajo e mira dhe e verteta, sesa mundesia per t'i mbledhur njerezit bashke, per ti bere se bashku sic ne do ti mbledhim duke bere fitoren e madhe te vitit te ndryshimit 2013. Prandaj ju sot keni ardhur te shumte ne numer, por heren tjeter te vini bashke me te tjere, sepse vetem duke u perfshire e duke u bere pjese e kesaj beteje te jashtezakonshme, njerezit e zakonshem te ketij vendi mund te sjellin ndryshimin e jashtezakonshem qe vendit i duhet prej kaq e kaq vitesh".