E Diel, 1 Nëntor 2026

Taksa progresive, Rama po sfidon dhe Merkel Eva Gjura

Ndersa kriza ekonomike globale eshte ne qender te perpjekjeve per te gjetur nje zgjidhje efektive, ne Shqiperiu, krue i opozites po tenton te nxise implementimin e nje takse e cila nga Perendimi shihet si deshtim ne vendet ku eshte aplikuar dhe provokim krize atje ku nuk ekziston. Vetem pak dite me pare, Kancelarja e Gjermanise Anxhela Merkel foli qarte per ulje taksash dhe jo aplikim taksash progresive, duke e pare si mundesi per nxitjen e punesimit dhe zbutjen e krizes ne Bashkimin Evropian. Pavaresisht nga ky fakt, kryesocialisti Edi Rama kembengul per takse progresive.

Pikerisht keto dy fakte, kane nxitur dje kryeministrin Sali Berisha te kritikoje perpjekjet e z.Rama per te aplikuar taksen progresive. Duke folur ne panairin "Pune dhe Studim", organizuar nga Dhoma e Tregtise dhe Industrise se Tiranes, Bashkia e Tiranes dhe Ministria e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta. Berisha e quajti donkishotesk angazhimin e Rames. "Manifesti i Marksit po shetit neper Shqiperi: Taksa progresive. Rama angazhohet se sapo te vije ne pushtet do te vendose taksen e pashpirt te Karl Marksit. Takse, e cila ka si rezultat perfundimtar shuarjen nepermjet taksave, te qindra mije vende pune".

Berisha vuri ne dukje faktin se pak dite me pare, kancelarja Angela Merkel, e cila udheheq daljen e Europes nga kriza, "ka percaktuar paketen e ashpersise dhe te disiplines se rrepte fiskale e te shpenzimeve si nje nga rruget kryesore te daljes nga kriza". Ai citoi edhe thenien tjeter te zonjes Merkel se do t'i kerkonte Gjermanise dhe Europes "te ndermarre ulje te taksave, sepse duhet punesim". Me kete rast, - vijoi z.Berisha mesazhin drejtuar biznesmeneve shqiptare, - une ju garantoj se sa kohe kjo qeveri te jete ne pushtet - dhe e shoh qe ne horizont po del gjithnje e me i qarte mandati 2013-2017, - nuk do te kete rritje taksash, por e kunderta do te ndodhe, serish do te kete ulje te tjera".

Me tej z.Berisha ka komentuar deklaratat e Rames se do te luftoje monopolet: "Gjate ketij premtimi Rama harroi se ne krah kishte Shkrelin, i cili kishte marre 80 % te lejeve te ndertimit, me Eftimin qe ndodhej ne fund te salles. Rama betohej kunder monopoleve, ne nje kohe kur ne krye te bashkise, ishte arkitekti i monopoleve ne bashkine e Tiranes. Ai u angazhua se do te vendoste taksen progresive, por tha se do te paguani me pak. Kjo eshte matematika kokeposhte e zotit Rama! E verteta eshte se kur flet per taksen e korrupsionit eshte shume i ndershem me kete rast, se ishte taksa e 20 perqindeshit dhe ai e ka te qarte se si i tatonte ndertuesit e Tiranes me 20 % te te gjithe ndertimit. Ne perpjekjen e tij per te levizur sistemin fiskal, ai ka nje donkishotizem te vertete". Ne mbyllje te fjales se tij ne panair, Berisha kishte kete mesazh: "Le t'ia leme zotit Rama, taksen e Karl Marksit dhe te vazhdojme me taksen e sheshte, taksen proporcionale dhe jo taksen mizore progresive. Taksa proporcionale eshte e ndershme. Secili paguan ne proporcionin e vet, njelloj sic eshte parashikuar ne librat e shenjte, ne koherat me te hershme dhe qe sot ka dhene efekte te shkelqyera".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›