Eliminatoret e botorit afrikan dhe dy ekipe ballkanase
Kualifikimi i Sllovenise dhe arritja e Bosnjes, nga nje model per kuqezinjte
Pa ndonje histori me te madhe se Shqiperia ne arenen nderkombetare, perkundrazi, si Sllovenia dhe Bosnja, arriten suksesin me te larte ne fund te eliminatoreve te Kupes se Botes. Sllovenia preku finalet e Kupes se Botes dhe Bosnja eshte eliminuar ne "play-off". Kombetarja shqiptare ende duket larg pjesemarrjes ne nje kompeticion te madh, por shpresohet qe suksesi te arrihet ne "Euro 2012". Specialistet dhe trajneret e futbollit ne Shqiperi e quajne triumf te madh dhe jo deshtim eliminimin e Bosnje-Hercegovies, ne ndeshjen "play-off", ne finalet e Kupes se Botes. Misioni i Bosnjes ne eliminatoret e fundit perfundoi me arritjen me te madhe ne historine 15 vjecare. Suksesi i Bosnjes, me infrastrukture dhe me nje kampionat te ngjashem me ate te vendit tone, erdhi fale nje strategjie dhe perpjekjes se lojtareve te ketij ekipi per te prekur patjeter endrren e nje boterori. Bosnja e preku me njeren kembe boterorin e Afrikes se Jugut, teksa shkoi deri ne "play-off" dhe diskutoi pas dy ndeshjeve me Portugaline kualifikimin. Pas shume problemeve, kombetarja e ketij vendi eshte organizuar dhe ka pasur ngjitje te dukshme, duke shkuar deri ne "play-off", ku u eliminua nga Portugalia. Kjo e fundit ishte ne nje grupi me ekipin tone kombetar. Ish-trajnere te ekipit tone kombetar ngrene zerin se futbollit shqiptar duhet te orientohet drejt nje strategjie, ku te kerkohen rezultate konkrete. Edhe Sllovenia, qe u perball me Rusine, ka nje ngjashmeri, me ekipin tone, por ne ndryshim arriti nje sukses te padiskutueshem, duke marre pjese ne ngjarjen me madheshtor ne bote, Kampionatin Boteror.