E Diel, 1 Nëntor 2026

Lika ne premiere, i ngre "postbllok" Dinamos

Aranit Muraci

Trajneri i ri i Apolonise, Hasan Lika eshte emeruar dy dite me pare ne krye te klubit fierak dhe pret qe te debutoje ndaj kryesuesve te kampionatit, Dinamos ne kryeqytet, ku do te luhet ndeshja me e rendesishme e javes se fundit te fazes se pare. Dinamo pas 10 javeve te para kryeson kampionatin, 9 pike para Apolonise se vendit te trete dhe 8 pike larg Beses qe mban vendin e dyte. Apolonia nderroi trajnerin, teksa u largua Esat Karishik, pasi i mungoi fitorja ne dy ndeshjet e fundit qe zhvilloi ne fushen e saj. Me nje emer te njohur ne stol, Hasan Liken, Apolonia pretendon qe t'i rikthehet rezultateve pozitive, ndaj ekipit favorit per te fituar titullin kampion ne Shqiperi. Lika e njeh Dinamon e ketij sezoni. Nen drejtimin e trajnerit aktual te Apolonise, Hasan Likes, Vllaznia arriti qe te ndale Dinamon ne nje nga dy barazimet qe ka shenuar skuadra e Shkelqim Muces, pas 10 javeve te para te ketij sezoni. Lika eshte shprehur optimist per te arritur nje rezultat pozitiv ne Tirane, cka do te ishte nje debutim i shkelqyer i tij ne stolin fierak. Apolonia pretendon nje nder tre vendet e para dhe nen drejtimin e Likes duhet qe te shmange humbjet ne dy ndeshjet e radhes, jashte fushes, ndaj Dinamos dhe Teutes se Durresit, me qellim qe te mos cenohen objektivat para rihapjes se merkatos se dimrit. Sakaq, trajneri i Dinamos Shkelqim Muca pretendon nga ana tjeter se kampionati eshte ne fillimin e tij dhe per kete arsye iu ka kerkuar lojtareve ne stervitje qe te jene vigjilente para sfides se radhes, me fieraket. Muca paralajmeroi edhe tre fitore te tjera radhazi ne kryeqytet, para se te rihapet merkatoja e janarit, per te qene me i sigurt ne permbushjen e objektivit final, fitimit te titullit kampion. Ndeshjet e radhes do te thellojne diferencen e Dinamos ne krye, ne rast se cdo gje do te vijoje edhe kete jave, sipas llogarive te trajnerit te Dinamos, Muca. Por nje debutim sipas synimeve te Likes ne stolin fierak dhe nje triumf i Beses ne Durres, apo e Tiranes ne Lac, do te thote se diferenca do te ngushtohet dhe gara pak jave para mbylljes se aktit te pare te ketij edicioni quhet e hapur. Trajneri i Beses, Shpetim Duro, dhe ai i Tiranes, Alban Tafaj regjistruan secili nga nje humbje ne stolat e ekipeve te tyre ndaj Dinamos, cka ka sjelle shkeputjen e momentit te bluve. Nje tjeter humbje e Apolonise do te thote se per te arritur synimin perfundimtar, fitimin e titullit, pervec maksimumit te pikeve qe duhet te arrijne ne ndeshjet jashte fushes, Besa dhe Tirana do ta kene te veshtire qe te kalojne blute, gjate pjeses se mbetur te gares.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›