Eliminimi i Dortmundit, rrezik për Bayernin

Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness beson se eliminimi i Borussia Dortmundit nga Liga e Kampionëve mund të dëmtojë shanset e skuadrës së tij në Bundesligë.
“Borussia Dortmund tani mund të përqendrohet në ligë. Derisa ne udhëtojmë nëpër Evropë, ata mund të pushojnë. Ne kemi dështuar të krijojmë epërsi të madhe ndaj rivalit tonë në muajt e parë të sezonit. Fakti se Dortmund është eliminuar nga Liga e Kampionëve, është gjë e keqe për ne”, deklaroi Hoeness për Bild.
Dortmund përfundoi në fund të tabelës në Grupin F, ndërsa Bayern fitoi Grupin A.