Kush eshte De Biazi trajneri i ri i Kombetares Shqiptare
Xhovani De Biazi, i lindur në Sarmede, provincë e Trevizos, është një ish-lojtar dhe trajner italian. Karrierën si futbollist profesionist e ka nisur te Interi, por nuk ka arritur të luajtë asnjë ndeshje zyrtare me zikaltërit. Pavarësisht kësaj, në aktivizimin 15-vjeçar, ai është aktivizuar në Serinë A me Rexhianën dhe Breshian.
Karrierën si trajner, e ka nisur në vitin 1990, me ekipet e moshave te Bosano dhe Viçenca. Në 1992-shin debutoi si trajner i parë në stolin e Vastezes në Serinë C2 italiane. Më pas ka punuar te Kapri, Kozenca, Spal, ndërsa në vitin 2000 u emërua te Modena, ku shfaqi edhe të gjitha cilësitë teknike. De Biazi arriti ta ngrinte klubin nga Seria C1 deri në kampionatin elitar italian brenda dy sezoneve, ndërsa në vitin 2002 fitoi çmimin “Pankina e Argjendtë” në Itali, duke u renditur pas Fabio Kapelos.
Në vitin 2003, u largua nga Modena për të punuar te Breshia, ku pati mundësinë të drejtonte Roberto Baxhon, ndërsa u largua nga detyra në sezonin 2004-2005. Më tej ai mori drejtimin e stolit të Torinos, duke e kthyer skuadrën në Serinë A, por u largua pa zhvilluar asnjë ndeshje të sezonit 2006-2007. Në shkurt të 2007-ës, klubi “granata” e riktheu në vend të Alberto Zakeronit dhe skuadra siguroi mbijetesën mes më të mirëve. Në edicionin 2007-2008, De Biazi u emërua te Levante në La Ligan spanjolle, por për shkak të krizës financiare dhe largimit të disa lojtarëve kryesorë në merkaton e janarit, nuk arriti ti siguronte ekipit mbijetesën.
Pavarësisht këtyre problemeve, Levante regjistroi disa fitore befasuese, ndërsa në një prej numrave të gazetës “AS”, italiani u vlerësua si trajneri më i mirë i kampionatit. Në prill 2008, tekniku u emërua sërish te Torino, ku e drejtoi skuadrën për 15 javë përpara se të shkarkohej nga detyra, ndërsa më 22 dhjetor 2009 te Udineze në vend të Paskuale Marinos. Por, duke qenë se friulanët nuk po paraqiteshin mirë, De Biazi dha dorëheqjen në shkurt të 2010-ës. Prej asaj periudhe ka punuar si komentator sportive për ndeshjet e Euriopa League dhe Serisë A.
Në Itali, De Biazi, vlerësohet si një trajner, i cili është taktikisht shumë i zoti, ndërsa seancat stërvitore që ai organizon cilësohen një art më vete. 55-vjeçari njihet ndryshe edhe si një “gjeneral”, në kuptimin e mirë të fjalës, pasi kërkon të ketë kontrollin mbi dhomat e zhveshjes dhe të vendosë rregulla që ndihmojnë në forcimin e grupit. Opinionistët dhe tifozët përtej Adriatikut mendojnë se De Biazi është mes trajnerëve italianë të nënvlerësuar, pasi aftësitë e tij drejtuese në stol nuk kanë ecur paralelisht me emrin e skuadrave që ka drejtuar apo me rezultatet e arritura.