Eliminohet edhe Kili, Venezuela shkruan historinë
SHBA- Pas Argjentinës dhe Brazilit, një tjetër ekip pretendent është eliminuar nga Kupa e Amerikës së Jugut. Kili është mundur 2-1 nga Venezuela, në një tjetër suprizë të këtij turneu.
Një gol i shënuar nga Gabriel Sikero 9 minuta para fundit ka dërguar në shtëpi një skuadër të mbushur me talente dhe që pas largimit të Brazilit e Argjentinës, mendohej se mund të fitonte trofeun. Për Venezuelën ka qenë një kualifikim historik, pasi rezulati më i mirë i saj në Coppa America ishte vendi i pestë në vitin 1967. Viskarrondo shënoi për Venezuelën në minutën e 35-të, ndërsa në minutën e 25-të të pjesës së dytë Kili barazoi me anë të Humberto Suazos.
Sikero shënoi golin e fitores 9 minuta para fundit, pas një goditjeje dënimi, duke shokuar kilianët. Kartoni i kuq i marrë nga Medel tregoi mbrëmjen e tyre negative. Pas kësaj ndeshjeje, Venezuela do të ndeshet me Paraguajin, ndërkohë që çifti tjetër gjysmëfinalist është Uruguaj-Peru.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)