Japonia kampione e botes ne futboll per femra
Japonia shtangu Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u shpallur kampione e botës në futboll për femra, në fund të finaleje të jashtëzakonshme, e cila u vendos nga 11-metërshit, pasi ndeshja përfundoi 2-2.
Kjo ishte hera e parë në 26 ndeshje që Japonia fitoi ndaj amerikaneve, kampione të botës në 1991 dhe 1993. Aleks Morgan shënoi për Amerikën në minutën e 69-të, por nëntë minuta para fundit Aja Mijama tundi rrjetën për Japoninë, duke e çuar ndeshjen në shtesë.
Në minutën e fundit të shtesës së parë, amerikanet shënuan sërish, por Japonia që kishte mbetur me dhjetë futbollistë, barazoi në minutën e 177-të me heroinën Homare Sava. Aziatiket fituan me 11 metërsh në një ndeshje që theu rekordet e audiencës.
Rezultati solli festë të jashtëzakonshme në Tokio dhe një hidhërim të madh në amerik, ku mes teleshikuesve ishte edhe presidenti Barak Obama. Kur nisi trofeu, Japonia e kishte koefiçentin e suksesit 100.