Eleminohet Brazili
Ndonëse nuk bëri asnjë gjuajtje në portë në 120 minuta lojë, sërish arriti të shkaktonte një të papritur tepër të madhe. Paraguaj eliminoi Brazilin në çerekfinalet e Kupës së Amerikës duke ecur përpara për në gjysmëfinale, pasi koha e rregullt dhe shtesat përfunduan pa gola dhe pasi penalltitë dhanë rezultatin e çuditshëm 2-0 për paraguaianët.
Brazili e sundoi ndeshjen duke krijuar mjaft raste, por disa herë ato u humbën nga vetë lojtarët e “selesaos” dhe në herë të tjera u tregua i shkëlqyer portieri i Paraguait, Vijar. Nejmar pati mundësi të shënonte që në fillim, pastaj Ganso shërbeu Robinjon që gjuajti jashtë, ndërsa Andres Santos pati një goditje dënimi të shfrytëzuar nga Lusio, por të ndalur nga Vijar.
Presioni brazilian vazhdoi edhe më tej me përpjekjet e Maikonit dhe Gansos, por sërish Vijar ishte i jashtëzakonshëm, po ashtu siç bëri më vonë edhe ndaj Patos.
Në kohën shtesë të dyja skuadrat mbetën me 10 lojtarë pasi Antolin Alkaraz i Paraguajit dhe Lukash Leiva i Brazilit u nxorën me karton të kuq pas një rrëmuje të përgjithshme.
Pas kohës shtesë u shkua tek penalltitë ku ndodhi e pabesueshmja dhe të gjithë yjet e Brazilit i humbën penalltitë e tyre. Elano, Tiago Silva, Andre Santos dhe Fred provuan që të katërt, por 3 herë gjuajtën jashtë dhe një herë priti Vijar. Nga paraguajanët, Barreto gjuajti jashtë, por Estigarribia dhe Riveros realizuan dy gola që mjaftuan për të kaluar në katërshen e Kupës së Amerikës.
Më pas, në orën 00:15, u luajt ndeshja e fundit çerekfinale, në të cilën Venezuela shkaktoi të papriturën tjetër të madhe, duke mundur Kilin 2-1 me golat e Vizkarrondos dhe Siçeros, ndërsa për kilenët barazoi përkohësisht Suazo. Tashmë, Argjentina, Brazili dhe Kili janë jashtë, ndërsa gjysmëfinalet do të jenë Uruguaj-Peru dhe Paraguaj-Venezuela e do të luhen, përkatësisht, më 19 e 20 korrik në orën 2 e 45 të natës.