E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eliminohet kampioni, Juventus përpara

Kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve, Chelsea është eliminuar herët nga ky eveniment. Përpara dhe si lider i grupit ka ecur Juventusi, i cili e mposhti Shakhtarin në Ukrainë. Ndërkohë, dy biletat e fundit për të tetën e finales i prenë Galatasaray dhe Celticu.

Kampioni aktual i Ligës së Kampionëve, Chelsea është eliminuar nga ky eveniment në fazën e grupeve, duke e thyer një rekord negativ, pasi që një gjë e tillë nuk kishte ndodhur në të kaluarën.

Skuadrës londineze nuk i ka mjaftuar fitorja e thellë ndaj ekipit Nordsjaelland me rezultat 6:1, në kuadër të Grupit A, kështu që ky ekip do të luajë në vazhdim në Europa League.

Atë që nuk e bënë Blues e bëri Juventusi, i cili ia doli ta fitojë ndeshjen vendimtare ndaj Shakhtar Donetskut me rezultat 1:0, për ta mbyllur këtë fazë në pozitën e parë.

Autogoli i Kucher ishte vendimtar për skuadrën Bianconeri, edhe pse nga një aksion i dyshimtë për pozitë jashtë loje.

Në anën tjetër, gjyqtari nuk dha një penallti për kampionin italian. Pas humbjes në shtëpi, ekipi ukrainas e mbylli fazën e grupeve në pozitën e dytë.

Në Grupin B, Bayern Munichu e konfirmoi pozitën e parë pas fitores bindëse në duel me BATE Borisov.

Xherdan Shaqiri e gjeti golin e parë në fanellën e gjigantit Bavarez në pjesën e dytë, në fitoren 4:1.

Kurse, Valencia u desh të kënaqet me pozitën e dytë, përkundër fitores ndaj Lilles. Ekipi francez u eliminua turpshëm nga ky eveniment, kurse BATE vazhdon në Europa League.

Biletat e fundit për të tetën e finales i prenë edhe Galatasaray dhe Celticu. Ekipi turk fitoi në shtëpi të Bragas 2:1, në kuadër të Grupit H, duke e lënë Clujin, i cili fitoi ndaj Manchester Unitedit, në Europa League.

Ndërkaq, ekipit skocez në Grupin G i ndihmoi shumë Barcelona, e cila ia ndali Benfican (0:0), e cila përfundoi në Europa League.

Celticu fitoi 2:1 ndaj Spartak Moskës, për ta prekur të tetën e finales.

Liga e Kampionëve

Grupi E

Shakhtar – Juventus 0:1

Chelsea – Nordsjaelland 6:1

Tabela

1. Juventus 12

2. Shakhtar 10

3. Chelsea 10

4. Nordsjaellaelland 1

Grupi F

Lille – Valencia 0:1

Bayern Munich – BATE 4:1

Tabela

1. Bayern 13

2. Valencia 13

3. BATE 6

4. Lille 3

Grupi G

Barcelona – Benfica 0:0

Celtic – Spartak Moscow 2:1

Tabela

1. Barcelona 13

2. Celtic 10

3. Benfica 8

4. Spartak M. 3

Grupi H

Manchester United – Cluj 0:1

Braga – Galatasaray 1:2

Tabela

1. Man United 12

2. Galatasaray 10

3. Cluj 10

4. Braga 3

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›