Kuqezinjtë U-17 dhe U-19 mësojnë kundërshtaret. Grupi i U-17 luhet në Shqipëri
U-17 do të luhët në Shqipëri
Sot në Zvicer është hedhur shorti i Eliminatoreve te Kampionatit Europian për ekipet Kombëtare U- 17 dhe U- 19.
Për sa i përket eliminatoreve Euro 2014 për grupmoshën e 17 vjeçarëve Shqipëria U-17 bën pjesë në Grupin 6
Së bashku me Bjellorusinë, Rumaninë dhe Finlandën. Ndeshjet e këtij grupi do të luhen me sistem grumbullimi dhe është vendosur të luhen në Shqipëri nga data 18.10.2013 deri me date 23.10.2013. Kuqezinjtë e kësaj grupmoshe drejtohen nga trajneri Xhemal Mustedanagiç
U-19
Edhe kuqezinjtë 19-vjeçarë kanë mësuar sot kundërshtarët e tyre për eliminatoret e Euro 2014 të kësaj grupmoshe. Sipas shortit, Shqipëria U-19 ndodhet në Grupin 6 së bashku me Greqinë, Sllovakinë dhe Bullgarinë, Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Bullgari nga data 12.11.2013 deri me date 17.11. 2013. Në këtë edicion kuqezinjtë pritet të përfaqësohen me grupin që zhvilloi eliminatoret e fundit, të cilat u zhvilluan në vendin tonë, pikërisht në Vlorë dhe Fier. Kuqezinjtë e kësaj grupmoshe drejtohen nga trajneri Foto Strakosha.
