E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me gjithë dramën, zgjidhet kryeparlamentari i Ukrainës

Përfaqësuesi i Partisë së Rajoneve në Ukrainë, Volodymyr Rybak, është zgjedhur kryetar i parlamentit.

Rybak, 62 vjeç, ka lindur në qytetin Donetsk, i cili është edhe vendlindja e presidentit ukrainas, Viktor Yanukovych.

Votimi i sotëm vjen pas dramës së djeshme midis deputetëve të parlamentit, transmeton Rel.

Opozita ka bërë përpjekje të bllokojë emërimin e Rybakut, çfarë ka çuar në rrahje të rëndë ndërmjet deputetëve të opozitës dhe atyre të partisë në pushtet.

Partia e Rajoneve është më e madhja në parlament./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›