Elis Bakaj ne Turqi akord me Sivasporin
Elis Bakaj do te luaje te pakten per pjesen tjeter te sezonit ne kampionatin turk te futbollit te skuadra e Sivasporit. Lojtari do udhetoje me 5 janar drejt Turqise. Per kete eshte kujdesur pronari i kompanise se karburanteve ALPET Apostol Goci. Madje ai do te beje dhe pazarin per shitjen e lojtarit gjithnje ne favor te Dinamos teksa pritet te marre dhe pjesen qe i takon nese gjithcka del pozitive. Sipas detajeve te para parashikohet qe Bakaj te perfitoje nje pagese mujore prej 15 mije eurosh te Sivaspori qe per gjashte muaj duket se do te shkoje ne shumen e 90 mije eurove per
lojtarin. Thuajse ne te njejten shifer qe Dinamo dhe Goci e ka blere nga Partizani para dy vjet e gjysme 100 mije euro.
Berkic - Mlladen Berkic sulmuesi i Skenderbeut duket se do te jete opsioni kryesor i repartit ofensiv te bluve. Madje duket e mundur ardhja e serbit ndonese dinamovitet kane kembengulur per ta marre qe ne vere. Sepse Berkic do te jete ne kembim te Muzakes i cili me shume mundesi do te kaloje te Skenderbeu. Dhe dinamovitet parashikojne nje sulm te forte mes Berkic-Martinena dhe nje sulmues nigerian te cilin pritet ta sjelle Ambure.
Sefa - Fation Sefa vetem pas festimit te Vitit te Ri do te diskutohet nga dinamovitet per te kaluar ne nje tjeter skuader. Dinamovitet edhe duke qene se sulmuesi lushnjar ka dhe gjashte muaj kontrate mund ta huazojne ose te Bylisi ne Kategorine Superiore ose te Apolonia ne Kategorine e Pare. Por ne valle eshte dhe Besa teksa dinamovitet edhe mund ta shesin te verdhezinjte.