Dede kerkon G.Liken kritika ndaj Plakut
Dede ka theksuar rendesine e nje merkatoje te mirepercaktuar pasi sipas tij te Tirana duhet te vijne vetem lojtare cilesore. Gjithsesi edhe me grupin aktual ai e shikon skuadren e tij pretendente per titull. Te Tirana do te vijne vetem lojtare cilesore. Jane drejtuesit e klubit qe po punojne me kete gje. Kush eshte ai klub qe do ta linte te lire nje lojtar te mire ne kete kohe. Edhe te Tirana ai futbollist qe jep maksimumin qe luan mire do te vazhdoje te jete pjese e ekipit. Dhe e njejta gje ndodh edhe te ekipet e huaja. Shumica e lojtareve ketu jane nen kontrate. Por ne nuk duam te nxitohemi. Drejtuesit e klubit do te punojne ne qetesi dhe besoj se kur te kete dicka konkrete do te flasim. Pavaresisht zerave gjithcka perfundon kur nenshkruhet kontrata. Te ne emrat pak a shume dihen jane lojtare qe luajne ne Kombetare si Gilman Lika apo edhe Gjergji Muzaka futbolliste
keta qe do te na benin pune pohon trajneri bardheblu.
Dede ka prekur edhe temen me te nxehte te diteve te fundit ate mes klubit dhe sulmuesit Sebino Plaku. Sipas tij ky i fundit nuk po sillet si nje profesionist i vertete duke gabuar rende aq me teper kur ka te beje me nje klub te madh dhe me emer si Tirana. Kam lexuar gazetat dhe deklaratat e fundit te tij. Une do te thosha qe te Tirana te gjithe futbollistet jane paguar. Nuk e di se pse ai thote ashtu shpresoj mos te jene te verteta ato qe kam lexuar. Kam kontaktuar me Plakun pas ndeshjes se Lacit dhe ai me ka thene qe do flas me presidentin ne lidhje me te ardhmen. Por vazhdimisht eshte shmangur. Une do ti jepja nje keshille atij Shqiperia eshte nje vend i vogel dhe ambienti futbollistik akoma me i vogel. Ai duhet qe te beje punen e tij si profesionist dhe do me vinte keq nese ai do shkonte te Flamurtari. Gjithsesi ai eshte ne kontrate dhe jane drejtuesit e klubit ata qe do vendosin. Mbase ata vendosin ta shesin ate dhe te marrin futbolliste te tjere. Nuk e di se cfare do te behet e si do te veprohet ka pohuar Dede. Ne fund trajneri ka pergezuar lojtaret e tij per ate cka kane dhene ne fushen e lojes gjate ketyre javeve si dhe gjykon se me punen qe ka bere se bashku me ndihmesin e tij Alpin Gallo beson te Tirana kampione e ketij sezoni.
LEONARD KARAJ