E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muzaka per 8 mije shkon te Skenderbeu

Dinamo duket se eshte dorezuar dhe do tia japi Gjergji Muzaken Skenderbeut. Madje tashme jane marre vesh dhe termat financiare ndersa Skenderbeu per gjashte muaj huazim nga blute do ti paguaje Muzakes nje rroge mujore prej 8 mije eurosh. Mbetet te diskutohet dhe me futbollistin i cili te henen ne mbremje ne hotel Tirana-International nuk ka pohuar asgje rreth largimit te tij te Skenderbeu. Gjithsesi dinamovitet e bejne fakt te kryer duke u bindur se do te mund te marrin sulmuesin Berkic.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›