Ancelotti nuk do të largohet nga Chelsea

Carlo Ancelotti nuk është duke menduar të largohet nga Chelsea, shkruajnë mediat angleze.
Daily Mail shkruan se pronari i Bluve, Roman Abramovich, i cili ka qenë në Karaibe ditët e fundit, nuk pritet të jetë i pranishëm në ndeshjen e sotme kundër Bolton Wanderers.
Në anën tjetër as Ancelotti nuk ka synime të largohet nga kontrata e cila i sjell 6 milionë paund në vit dhe e cila skadon në vitin 2010, dhe mbrojtja e tij më e mirë është prirja e Chelseat për të ulur harxhimet dhe ngurrimi i Abramovich për të paguar ndonjë transferim të shtrenjtë.
Po ashtu Blutë kanë pak alternativa për zëvendësimin e tij, me Guus Hiddink i cili tani është i lidhur me kombëtaren e Turqisë.