Killeri i Norvegjise rikthehet në Utoya, rindërton skemën e vrasjeve
NORVEGJI- Killeri i Norvegjisë, Anders Breivik rikthehet në ishullin Utoya, por kësaj herë i prangosur dhe lidhur me zinxhirë. Autori i masakrës së 22 korrikut, ku mbetën të vdekur 69 persona, është dërguar në ishull Utoya nga policia për të rindërtuar skemën dhe dinamikën e krimit.
Ka qënë policia norvgjeze që përmes një konference për shtyp ka bërë të ditur këtë fakt duke theksuar se ekstremisti 32-vjeçar i lidhur dhe i veshur me një jelek antiplumb është dërguar në ishull në mënyrë që rrëfimi i tij në vendin e ngjarjes të sillte të tjera prova dhe detaje rreth ngjarjes së rëndë.
Policia bëri të ditur se edhe gjatë rindërtimit të skemës së krimit Breivik kë qënë po aq i qetë sa gjatë rrëfimit të tij në polici, por sot rrëfeu të tjera detaje të pathëna më parë. Përvec kësaj, drejtuesit e policisë norvegjeze bënë të ditur se ndërsa tregonte me detaje vrasjet që kishte kryer, mbante mend pozicionet prej ku kishte qëlluar, tregonte se si binin të pajetë viktimat e armës së tij, duke mos shprehur për asnjë cast, pendesë apo keqardhje për veprimet e tij. Viktimat në ishullin Utoya ishin përgjithësisht të rinj, dhe pjesa më e madhe e tyre u vranë ndërsa përpiqeshin të largoheshin me not nga vendi i ngjarjes.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)