E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konsulli Ikonomu nderohet për greqizim të Jugut të Shqipërisë

TIRANE- Konsulli grek në Korçë, Theodhoros Ikonomu Kamarinos është vlerësuar pak kohë më parë, nga Fondacioni grek i Amerikës, me motivacionin; “Për shërbime të shquara për përhapjen e greqizmit në Vorio Epiri, apo siç e quajnë ata në ( Jugun e Shqipërisë). Pikërisht në datën 28 korrik, gazetari Arben Llalla njoftoi se është organizuar një ceremoni e veçantë, në qytetin e Korçës, me rastin e organizatës OMONIA, një nga
kafet e një prej fshatrave të Korçës, ku konsulli ka pranuar medaljen, edhe pas skandalit në fillim të këtij viti, ku ai u bëri thirrje qytetarëve korçarë që të mos kenë frikë të deklarohen se janë grekë. Kryetari i Fondacionit Grek për Amerikën, Mihalis Servos, që i firmosi konsullit mirënjohjen nuk mori pjesë në dorëzimin e saj edhe pse ai ndodhej prej disa ditësh në Janinë. Mirënjohja iu dorëzua “Njeriut me Xhup”, siç njihet në opinionin shqiptar ky diplomat grek në një kafene fshati, diku në bjeshkët e Korçës larg syve´të njerëzve “kuriozë” në prani të kryetarit të OMONIA-s së Korçës Naum Disho, ish deputetit Ligoraq Karamelo, përfaqësues të organizatave nacionaliste të “Rinisë Vorioepiriote”, dega e AXAIAS dhe të shoqatës vorioepirtiote “PIRRO”, dega në Thesali. Për tu treguar padronëve të tyre se qëllimi i aktiviteti u arrit gjatë ceremonisë në kafenë e fshatit këta pjesëmarrës ngritën flamurin e Greqisë.(Askujt në Shqipëri nuk i pengon ngritja e flamurit të Greqisë apo të një vendi tjetër kur flamuri nuk vendoset për qëllime dashakeqëse. Shqiptarët janë popull human dhe dashamirës të cilët nuk provokojnë, nuk sulmojnë, por vetëm dinë të mbrohen, prandaj mos të shqetësohet Athina për flamurin e saj se mos ndalohet në Shqipëri e cilave është anëtare e NATO-s bashkë me Greqinë).

KONGRESI I JANINËS
Ndërkohë, nga data 29-31 korrik, në qytetin e Janinës zhvilloi punimet Kongresi i Dytë Botëror i Epirotasve që jetojnë dhe punojnë jashtë Greqisë. Në këtë Kongres nuk mungoi as nacionalisti grek i çështjes së Vorioepirit, Nikolas Geixh, firmëtari i mirënjohjes së konsullit grek, Mihalis Zervos etj. Në përfundim të punimeve Kongresi zgjodhi kryesinë e re, ku Vasil Bollano, ish-kreu i Bashkisë së Himarës,i cili humbi në zgjedhjete 8 majit u zgjodh anëtar i këshilli drejtues. Ndërsa deputeti dhe kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe shumë minoritarë të tjerë që janë ministra në qeverinë e Shqipërisë nuk patën fatin të zgjidheshin në postet drejtuese të Kongresit të Botëror të Epirotasve që jetojnë jashtë Greqisë. Organizata SFEVA, (e themeluar dhe drejtuar prej disa vitesh nga Mitropoliti i Konicës Sebastianos, kjo organizatë njihet për aktivitete ekstremiste për shpalljen e Autonomisë së Vorioepirit), më 6 gusht dërgoi përfaqësuesit e degës së saj të Selanikut në fshatin Polenë të Korçës, për të zhvilluar aktivitetet propagandistike për aneksimin e jugut të Shqipërisë. Aktivistët e SFEVA-s i rikujtuan polenasve kontributin tyre për rindërtimin e kishës së fshatit dhe se ata gjithnjë do të ndihmohen, sepse janë grekë si shumë fshatra të tjerë të Korçës. “Dhe mos ta harrojnë Greqinë, ajo është nëna e tyre, prandaj ndihmat materiale dhe morale nuk do t’i mungojnë asnjëherë”, kanë deklaruar aktivistë të SFEVA-s.
(GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›