E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eliza Dushku serish ne Shqiperi

Është rikthyer sërish në Shqipëri, për një vizitë dhjetë ditore, aktorja hollivudiane , me origjinë shqiptare Eliza Dushku. Ajo është  pritur ne aeroportin nënë tereza nga nën kryetarja e bashkisë, Jorida Tabaku, si dhe nga personalitete të njohura të në  botën e  spektaklit në Shqipëri.

Nën kryetarja i ka shprehur aktores  me famë botërore mirëseardhjen, ndërkohë e ka cilësuar vizitën e saj si një promovim të vlerave kulturore që mbart Shqipëria .

 Aktorja  është shprehur se është e lumtur që po viziton Shqipërinë për herë të tretë. Ajo thotë se ketë herë bukuritë e  këtij vendi  do ti marrë  me vete, nëpërmjet një dokumentari që pritet te realizojë në Shqipëri, së bashku me yje të tjerë  shqiptarë të njohur në botë.

"Këtë herë  kam ardhur   për të realizuar një dokumentar  e për të udhëtuar  përreth këtij vendi. Ti tregoj botës se çfarë  ka Shqipëria. Pasi  njerëzit në botë nuk e njohin shumë atë, bukuritë e saj. Shpresoj  që të kemi një bashkëpunim me kanalet e njohura ndërkombëtare për të promovuar këtë dokumentar. Dua të vizitoj dhe Korçen, vendin ku kanë lindur të parët e mi."

"Ah – kam aplikuar edhe për shtetësinë shqiptare , dhe shpresoj që pashaporta ime të jetë gati para se të lë këtë vend." thotë duke buzëqeshur Eliza.

Në aeroport ka qënë I pranishëm dhe aktori shqiptar që luan në Hollivud, Blerim Destani , cili do të jetë pjesë e këtij dokumentari së bashku me Ivna Mulën, e emra të tjerë të njohur .


Edlira Sulejmani

Azhornuar së fundi ( e shtunë , 06 gusht 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›