E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder vritet per hakmarrje

Në orët e para të mëngjesit në qytetin e Shkodrës është qëlluar për vdekje 48- vjeçari Besnik Dashi. Ngjarja ndodhi në lagjen “Salo Halili”, ndërsa viktima ishte duke u futur në banesën e tij.

Autori ose autorët e vrasjes e kane ruajtur në  afërsi të banesës dhe në momentin kur 48 vjeçari po hynte në oborrin e shtëpisë me biçikletë e kanë qëlluar disa herë me pistoletë nga një distancë jo e largët, për tu larguar më pas në drejtim të paditur.

E vetmja e dhënë nga hetimet paraprake të policisë është se të shtënat kanë ardhur nga një automjet që është larguar me shpejtësi.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit, megjithatë askush nuk ka parë njeri të dyshuar pranë banesës.

Policia ka mbërritur menjëherë në vend ngjarje dhe nisi hetimet në lidhje me vrasjen. Pista e parë e dyshuar është gjakmarrja, Dashi më 24 nëntor të vitit 2005 vrau për motive të dobëta Ylber Bajrin, ngjarje kjo e ndodhur po në lagjen "Salo Halili".

Për këtë ngjarje Besnik Dashi u dënua me 7 vjet burgim, me gjykim të shkurtuar. Viktima kishte me pak se nje vit që kishte dale nga burgu, pasi kishte vuajtur denimin.

Ende nuk dihet autori, teksa policia e Shkodrës ka ngritur disa postoblloqe në qytet, për të ndaluar çdo të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje. Kjo është vrasja e 6-të që ndodh në qarkun e Shkodrës brenda këtij viti.

Bruna Gjoka        

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›