E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eliza Dushku vjen ne atdhe tur per promovimin e Shqiperise

Aktorja me origjine shqiptare, por me famë botërore Eliza Dushku shkel për herë të tretë tokën shqiptare. Qëllimi i vizitës së saj kësaj here ka të bëjë me promovimin e vlerave social- kulturore të Shqipërisë.

Bashkë me një grup amerikan, shoqëruar nga fotografi i njohur Fadil Berisha aktorja me origjinë shqiptare pritet të zhvillojë një tur afro 10 ditor në disa nga qytetet kryesore në vend për të cilin do të punohet dhe për një dokumentar artistik për të treguar gjithçka ofron Shqipëria si një destinacion turistik.

Një dokumentim mbi realitetin shqiptar dhe mbi një prezantim të tij jashtë kufijve veçanërisht në SHBA atje ku dhe aktorja Eliza Dushku zhvillon karrierën e saj. Pas mbërritjes në aeroportin i Rinasit ajo flet mbi vizitën e në Shqipëri, ndërsa nesër pritet që të zhvillojë një takim me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›