E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kulisat e Edi Rames - Njeriu i Vitit hyn me hapa ariu

Kapitull i shkeputur nga libri i sapodale i shkrimtarit dhe politikanit Teodor Laco, "Bashkejetese me kohen"

Pas fitores se kreut te Bashkise se Tiranes, medyshjet dhe kundershtite qe kishte pasur per projektet e reformave te tij te shumereklamuara ne fushen e kultures dhe sportit (Rama, aty ku hynte, shkelte me putra prej ariu mbi cdo gjurme qe kishin lene paraardhesit, te djathte apo te majte), zune te lihen ne harrese dhe ylli i tij nisi te ngrihej me me siguri. As Meta dhe aq me pak Nano, qe pandehej se e kishte zgjedhur per shkak te mimetizmit ne ekstravaganca midis tyre, nuk ma do mendja ta parashikonin gjatesine e capeve me te cilat do te ecte. Madje, qe ne ditet e para te vitit, kur Nano shpalli se ne strategjine e PS-se do te zinte vend afrimi ne pushtet i shoqerise civile, ai solli si model te suksesit te saj pikerisht Edi Ramen. Kete projekt Fatos Lubonja e quajti "korruptim te shoqerise civile", por kjo nuk ndryshonte gje, sepse pavaresisht emrit qe kishte bere ai nuk kishte shfaqur ambicie per karriere ne politike, ndonese nuk i kishin munguar shkeljet e syrit. Megjithate ka vend te kerkohet ne kete afirmim te ri te Rames edhe prapamendimi i Nanos: "ti ne fushen tende te shoqerise civile, une ne timen, te partise".

Nga gjithe politikanet e rinj, ai po i imponohej realitetit politik ne nje menyre origjinale, me nje retorike te panjohur ose te paperdorur prej te tjereve, me aftesine per te krijuar buje e zhurme mediatike, pra, edhe i pelqyer e i mikluar prej shumices se tyre, sall per kete ekstravagance. Piktor- rebel (ne fund te viteve '80 kish guxuar te ekspozonte e madje te merrte cmim me nje tablo qe nuk "perputhej"me rregullat e socrealizmit) dhe basketbollist i deshtuar, ai qe perpjekur te nderkallej brenda lidershipit ende te pakristalizuar te PD-se, qe ne ditet e para. Por qe shfaqur aq radikal sa i treguan deren. Pasi humbi per disa vjet duke provuar te aklimatizohej ne France, befas, ne ditet kur percillej ne ate bote i ati, skulptori Kristaq Rama, e pa veten ne krye te Ministrise se Kultures, Rinise dhe Sporteve. Ishte nje zgjedhje e vete Fatos Nanos. Vite me vone, kur beselidhja do te prishej (nese kishte pasur nje te tille) dhe Rama te merrte rolin e varrmihesit te karrieres politike te tij, Nano do te thoshte se e kishte gjetur ne rruget e Parisit, me thonj te paprere. Po perse valle, kur brenda PS-se dhe aleateve te saj kishte intelektuale te njohur e me merita nga fusha e artit dhe shkences (mjaft te kujtojme vetem Ceken), Nano zgjodhi te sillte Edi Ramen? Kjo mbetet te shpjegohet nga ai vete, se ne mund te bejme vetem hamendje. Pervec taktikes se mirenjohur te lidereve per te ngjitur ne skene aktore te rinj, te cilet duhet te formojne shpuren besnike, qe vec bindjes, duhet te kete edhe mirenjohjen, te Rama duhet t'i kene pelqyer edhe manierat, ekstravaganca. Ekstravagant edhe vete, por me detaje te menduara mire, sidomos per te folur ne menyre eliptike, ai ndoshta e pelqente ekstravagancen irracionale te Rames jo vetem ne veshjet piktorike, por edhe ne shkrime publicistike e ne fjalime mitingjesh. Kujtoni vetem ate thirrjen ne nje miting "doktoroooo!", si shkerbim i komunikimit ne malesite prej nga vinte doktori. Une s'kisha pasur asnje njohje me te, madje as ndonje rast per te folur. Pastaj ndodhi polemika kur desh te merrte miratimin e artisteve per prishjen e Teatrit Popullor. Me qe shume nga parashikimet e vleresimet e mija per te dolen te sakta, per te mos mbetur ne llafollogji pas pilafit, deshiroj te sjell ketu nje shkrim timin, botuar me pseudonimin Dino Pelini, qe e pata perdorur edhe here te tjera. Shkrimi eshte botuar ne RD, me 7 janar 2001, ne pergjigje te nje debati ne "Koha jone" per te shpallur E. Ramen si "Politikani i vitit 2000". I perket gjinise se satires, pra, eshte me shume i karakterit letrar sesa gazetari e mirefillte. Po e ribotoj me disa shkurtime.

Si e argumentuan valle perzgjedhjen e tyre gazetaret tone me ne ze? Cfare argumente sollen qe e renduan kandarin nga ana e Edit? Ja c'tha gazetarja e vockel B. Xh, qe peshon 38 kilogram: 'Edi, vec te tjerave, eshte edhe mjek i zoti. Ai ia doli t'i kuroje artistet e Operes nga dhjami i tepert. Vetem ai dirigjenti i orkestres, Bujar Llapi, kish rrezik te behej nje kuintal. Kete e beri me ane te greves se urise. Une po e zbatoj vete ne forme gjysmeurie dhe shikoni c'elegance kam fituar!' Por nderhyri gazetari P. F., qe parapelqente si fitues ne ankete dike nga e Djathta e skajshme. 'Greva e urise nuk eshte nje gjetje origjinale e Edit. Dobine e saj e ka shpjeguar i pari kryeekologjisti Namik Vehbi Fadile Hoti. Ai, gjate greves se urise se studenteve, tha se ajo iu ben mire cunave, sepse iu pastron rropullite. Vetem se ai nuk e zbatoi dot ne praktike, sepse nuk mori ndonje post.' Nderkohe, nje nga mbeshtetesit me te flakte te Rames u kujtua se kjo nuk ishte merita e pare, e dukshme, ne karrieren e tij si qeveritar. 'Ai ia doli ta mbledhe gjithe komunitetin teatror nen dritaret e zyres se tij dhe ata, me parulla e me fjalime, i thurnin lavde e hosanara per nje ligj, nga mungesa e te cilit vuanin prej kohe. Eshte tjeter ceshtje qe ministrja aktuale po heq picirin qe ta zbatoje. Ajo thote se ligji eshte mjaft i ngaterruar, por gjerat e thella te gjenive ashtu jane, te nderlikuara. Nje gazetare tjeter, Z. P., qe buzeqesh cdo nate ne ekranin e nje televizori te pavarur fare, u kujtua per ca bema qe ishin me te prekshme.

-Ai e pasuroi jeten artistike te kryeqytetit duke na ndihmuar konkretikisht per..

- Konkretisht thuaj, mos shperdoro termat e shokut Gramoz Ruci, - e ndreqi P.F. i se djathtes.

- Te lutem mos nderhy dhe mos ndiko ne rezultatin e votimit tone. Ketu nuk jemi ne mitingjet e PD-se. Do te thosha, pra, se ai sponsorizoi disa sfilata mode dhe shfaqje rinore, duke terhequr aty edhe Institutin e Kultures Italiane. Ne i pasqyruam ato ekskluzivisht ne televizionin tone te pavarur.

- Po koncertet e Demis Russos, te Bixhizave, te Avion Travell?, - nderhyri vogelushja B.Xh., qe po mendonte se nuk po kontribuonte me ne debatin e nxehte.

- Tani...mos na morrocitni koken, - nderhyri i djathti P. F. -Russosi, meqe nuk kendonte dot vete, e detyroi sallen te kendonte. Bixhizave u ka perenduar ylli, kurse ata Travellsat nuk kishin aq vuxhut sa ta mbanin turmen. Pastaj...tere ato para qe i futen neper xhepa! Pse te mos perdoreshin, fjala vjen, per shkrimtaret apo piktoret e varfer shqiptare?

- Ahu!... Ty te ka mbetur ora te socrealizmi. Dhe na hiqesh si i djathte! Ato para u dhane bujarisht nga disa kompani private... Jane private ata, babam, e japin parane aty ku duan vete e ku duhet dhene, - foli gazetari rrondokop, T. G., qe ishte edhe zedhenes i nje ministri. - Kam degjuar se ne kohen kur ishin ministra Anagnosti, Laco.... kane ardhur gjithashtu kengetare te shquar si Albano, Marinela, Toto Kotunjo, Xukero... dhe ca personalitete te tjera si Ernesto Sabato, Samaranc, Ibrahim Kodra.., - nderhyri per se pari gazetari D.M., qe ne ate tryeze ishte me i riu.

- Mundet! Por ata nuk kishin kurajen qytetare te shenonin emrat e tyre neper afishe, domethene "koncert nen kujdesin e larte te"... -tha Z. P.

- E c'do te provosh ti me kete? - pyeti i riu.

- Qe ishin servile, ia linin meriten dhe lavdine... e nenkuptuar, merret vesh, presidentit apo kryeministrit te vendit, - tha Z. P. triumfalisht. Ky argument zuri vend dhe u shoqerua me plot koketundje.

- Ka edhe me, -u kujtua vogelushja B. Xh. -Ai e zbatoi i pari ate teorine e vlerave ne filozofine konverguese "pak e sakte".

- Me konkretik...konkretisht, se po ngaterrohemi kot, -tha P. F.

- Ja! Teatri i Operes ka dhene me pak premiera e shfaqje se cdo vit. Po pse? Sepse nepermjet drejtoreshes Zana Cela ai ka zbatuar filozofine pak e sakte. Kjo e rriti nivelin, e pakesoi spektatorin vulgar, por e rriti ate elitar.

- Le te vijme me tej, - tha me entuziazem zedhenesi i ministrit. Kush ua kthehu identitetin ministrive? Kush solli ketu nje kompani te specializuar gjermane qe i beri trotuaret per te kercyer tango? Po lyerjet e fasadave? E di c'do te thuash, - e nuk e la te hapte gojen te djathtin P. F., - se ju te opozites kerkoni qimen ne veze. Don te thuash se i leu vetem perpara dhe i la zbuluar, desha te them ne origjinal, nga ana e pasme? Po kjo kuptohet perse u be. Identiteti si ne natyre, ashtu si edhe te njeriu, shfaqet nga ana e tij ballore. Nga pas ti mund ta ngaterrosh nje burre me nje grua, kurse nga para eshte e pamundur.

- Le te mos harrojme edhe ate rikthim ne identitet qe ia doli ta shfaqte ne mitingun elektoral te Tiranes me nje ulerime parahistorike, luanore mund te quhet, qe e beri te dridhet doktor rrumpallen. Kjo pastaj ndikoi qe shume qytetare te padeshirueshem te mos merrnin pjese ne votime, - tha B. Xh.

- Me kujdes se sikur po con uje ne mulli tjeter, - i hoqi verejtjen te veshi zedhenesi i ministrit. Dhe si per t'i vene kapak bisedes, ai tha: 'Mos harrojme, ai eshte njeriu i vetem qe i thyejne xhamat':

Ketu debati u mbyll ne menyre te kenaqshme. Gazetari i ri e pa pervoje, sec po mundohej te kujtonte nje thenie nga urtesia popullore, qe e mbante ne bllok, meqe digjej nga egoja per te bere gazetari me aforizma.

-Levdome, moj goje, se te capeleva, -i shpetoi atij. -Ketu qendron sekreti. Ai e meriton.

Perfaqesuesi i gazetes, qe kish mbushur nje radhua plot me shenime, mendoi se s'kish me nevoje per debat.

-Gazeta jone e pavarur ju falenderon per largpamesine e vendimit qe kini marre, - tha ai.

....Megjithate, jo cdo gje i vinte fjolle me mediat. Tri gazetat me tirazh me te madh ne vend, "Koha jone", "Gazeta Shqiptare" dhe "Albania", paraqiten nje projekt per shperndarjen e shtypit. Por sipas tyre, Rama u ka vene kater kushte: 1. Ne rrjetin e shperndarjes te mos perfshihen gazetat partiake; 2. Te mbeshtetin linjen e tij politike; 3. 51 % te aksioneve t'i dhurohen bashkise; 4. Ne projekt te perfshihet edhe nje ortak tjeter. Pa dashur te bej gjyqtarin e se vertetes, nenvizoj se pergjigja e botuesve ishte e rrepte dhe provokuese: "Kushtet tuaja, z. Kryetar, jane te pamoralshme e te turpshme".

* * *

Derisa te ndizej fushata e zgjedhjeve dhe prezantimi i kandidateve ne te perditshmet e vendit, ne rajon ndodhen disa ngjarje qe ia vlen te kujtohen. Ne kufirin Maqedoni-Kosove pati shkembime zjarri. Ka dale ne skene UCK-ja e Maqedonise. Eshte nje moment delikat jo vetem per Maqedonine, por edhe per Shqiperine. Partite politike mbajne nje qendrim realist, qe perputhet me ate te nderkombetareve. Madje Kadare shprehet se ekstremistet e Tanushes jane kelyshe te Enverit. Situata mahiset, ne kufirin tone mberrijne mbi 1000 refugjate. Diten e fundit te marsit arrestohet Miloshevici, i etiketuar si "Kasapi i Ballkanit". KQZ, i bllokuar nga PD-ja, deri me 10 prill ka ngritur vetem 1/4 e KZQV-ve. Instituti Demokratik Amerikan veren se problemi kryesor i zgjedhjeve te pritshme mbetet njeanshmeria e KQZ-se. Ne pritje te ngjarjes kryesore te vitit, qytetari paqesor shqiptar vazhdon te ndjeke ato qe mund te quhen si ngjarjet VIP. Rinis procesi Hajdari. Tani s'ka me dyshime, ekzekutoret ishin brenda Komisariatit te Tropojes. Arrestohet me ne fund edhe Jaho Salihi. Thuhet se ai e pranoi akuzen. Vetedorezohet bosi i piramides "Gjallica", Fitim Kerxhalliu, i denuar me 25 vjet burg. Lirohet papritur Nehat Kulla. Ne "kryeqytetin"e tij, qe quhet Babru, thuhet se ka feste. Por liria e tij nuk do te vazhdoje edhe per shume kohe. Ministri i Transportit, Sokol Nako, me Land Roveri-n e tij, aksidenton nje vajze, e cila vdes ne spital. Nako jep doreheqje te menjehershme, duke dhene nje shembull karakteri e dinjiteti. Dritan Priftin e KESH-it e ndjek tersi, i bllokojne ne Kakavije si te vjedhur makinen luksoze. Dhe ja....bie ora e hapjes se fushates. Nano i jep nje luster te arte beniaminit te tij, Rames, duke i bere edhe nje sfide tjeter Metes. Sipas tij, ai eshte "shembulli i qeverisjes model". Rama, qe e di parimin e Princit te Makiavelit se popullin duhet ta besh per vete (mos lexo "ta genjesh!) me festa e me kenge, sjell per nje koncert grupin "Scorpions". Premton edhe U-2, Stings. Gjinushi, Ceka e Melo, te pakenaqur nga therrimet qe u le aleati i madh, projektojne Polin e Qendres, nje enderr per t'u gdhire force e trete. PS nxjerr e para listen e saj me 100 kandidate ne zonat njeemerore. (Sot, pas dhjete vjetesh, prej kesaj liste kane mbetur ne kupolat e saj dhe ne parlament vetem 20 emra). Befason kryeveterani i Ballit Kombetar, Abaz Ermenji: "Une per president", - thote.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›