Eliza ndjehet rehat me pamjen e re
"Deshperimi" eshte kenga e fundit e Elizes, realizuar me videoklip, nderkaq mesohet se kengetarja kosovare eshte duke punuar per albumin muzikor, ne te cilin do te kete dy bashkepunime me dy amerikane. Ne videon e saj me te fundit, ate te kenges "Deshperimi", ajo paraqitet krejtesisht ndryshe sa i perket pamjes. Ka nderruar si ngjyren, ashtu edhe prerjen e flokeve. Nga ngjyra e mbyllur, tashme kemi nje Elize bionde, me floke te shkurtuara. "Ndjehem e relaksuar", eshte shprehur ajo sa i perket pamjes se saj te re. Eliza ka shtuar se shpreson shume qe ne fund te vitit te realizoje albumin muzikor, i cili do te permbaje edhe dy bashkepunime me dy amerikane, per te cilet Eliza nuk ka dashur te flase me shume. "Do te kem dy bashkepunime me dy amerikane, mirepo per me shume le ta leme kur te dale albumi", eshte shprehur ajo. Kengetarja ka folur gjithashtu per tendencen e muzikes keto kohe dhe, sipas saj, muzika pop, r'n'b eshte shume me mbrapa se sa ka qene ne vitin 2000. "Me vjen keq qe e them, por sa i perket muzikes se lehte jemi shume me mbrapa se ne vitin 2000, nderkaq verej nje perparim te te rinjve qe bejne hip-hop dhe rrymat alternative dhe per kete i pergezoj", eshte shprehur ajo gjate nje interviste ne RTK. Nderkaq, pavaresisht se si profesion ka arkitekturen, muzika per te mbetet pasioni me i madh, qe e ben me perkushtim dhe seriozitetin me te madh. Ajo nuk eshte shume e angazhuar neper mbremje muzikore, pasi kjo nuk eshte zgjedhja e saj. "Sa eshte i suksesshem dhe aktual nje kengetar, nuk mund ta masim se sa kendon ai neper mbremje e diskoteka", thote ajo, duke u shprehur me nje pesimizem lidhur me zhvillimin e muzikes tek ne. Sipas saj, eshte koha qe institucionet te ndermarrin dicka rreth muzikes, ne menyre qe te ruhen edhe ata pak emra te mirefillte te muzikes.
Djali i Xhekson, shikonte te atin duke vdekur
Vazhdojne te paraqiten fakte tronditese lidhur me vdekjen e mbretit te pop-it Michael Jackson. Dr. Murray e kishte detyruar djalin e tij 12-vjecar, Prince, qe te ishte prezent gjate reanimacionit, ne menyre qe te kishte deshmitare per ate qe ishte duke bere.
Kete deklarate frikesuese e dha miku i familjes, dr. Steven Hoefflin, i cili pohoi se Prince ishte i detyruar te shikonte babane duke vdekur, gje qe e traumatizoi ate. Dr. Hoefflin eshte kirurg i njohur plastik, i cili per plot 25 vjet asistoi Jackson. Gjithashtu, ai pohoi se kengetari ishte i vdekur se paku dy ore para se te vinte ambulanca. Sipas tij, Michael pati atak kardiak kur dr. Murray i dha Propofol. I biri i te ndjerit shtoi se Murray cdo nate i jepte qetesues te atit, edhe pse Propofoli eshte aq i rrezikshem, sa mund ta jape vetem nje mjek anestezist. Naten e kobshme, kur mjeku pa qe Michael ishte duke nderruar jeten, shkoi ne dhomen e femijeve dhe zgjodhi Prince, e solli deri tek babai dhe e detyroi te shikonte se cfare po ndodhte. Keshtu, mjeku e dinte se Jacko ishte sakaq i vdekur dhe e shfrytezoi femijen si deshmi per 'punen e tij te ndershme'.
Anxhelina thyhet emocionalisht ne Bagdad
Angelina Jolie, ne rolin e ambasadores se UNICEF-it ishte ne nje vizite nje ditore ne nje kamp ne Bagdad, ku qendrojne 20 mije refugjate. Kjo ishte vizita e saj e trete ne Irak, ndersa kete here seks simboli u shoqerua me kater familje te perndjekura nga qarku i Abu Ghraib. Familjet ankoheshin se femijet e tyre nuk kane mundesi qe te vazhdojne mesimin ne shkolla dhe se nuk e kane te siguruar mbrojtjen shendetesore. Angie nuk mundi te permbahet e te mos qaje kur nena e njeres prej familjeve fliste per kushtet e veshtira te jetes, ne te cilat femijet e tyre duhet te rriten. Megjithate, Angeline si shkaktoi buzeqeshje nje djalosh me te cilin u be mike gjate vizites ne kamp. Kampi, te cilit per shkaqe sigurie nuk i eshte publikuar emri, momentalisht eshte shtepia e qindra familjeve. "Ata jane te privuar nga thuajse te gjitha gjerat kryesore qe nevojiten per jetesen. Se fundmi munden te kene uje te pijshem. Flene ne dysheme te ndyra, e kete pjese e kane ndertuar vete me tulla. Gjithashtu, nuk kane kurrfare mundesie punesimi. Aty momentalisht eshte faza me kritike, megjithate mendoj se do te behen ndryshime ne te ardhmen e Irakut dhe ardhmerine e vendit e cila eshte shume e rendesishme per boten dhe sigurine tone", tha Angelina per CNN.
Hilton: Majkell quajti vajzen Paris per shkakun tim
Paris Hilton beson se Michael Jackson e ka quajtur vajzen e tij Paris, per shkak te emrit te saj. Bukuroshja dhe trashegimtarja e hoteleve thote se, kengetari i ndjere dhe nena e saj ishin miq te afert qe nga vitet e tyre te rinise. Dhe kur ka ardhur momenti per te gjetur emrin e vajzes se tij, Jackson i kishte kerkuar leje nenes se saj, Kathy Hilton, para se t'i vinte te bijes emrin Paris. "Nena ime dhe Michael kane shkuar ne shkolle te mesme se bashku dhe ishin miq te mire qe nga mosha 13-vjecare. Une u rrita duke e njohur Michael shume mire, ai gjithmone e pelqente emrin Paris dhe u rrit si nje daje per mua. Ndaj, kur u be me vajze, pyeti nenen time nese ishte Ok qe te merrte emrin dhe sigurisht se ajo tha po. Mendoj se ajo eshte nje vajze shume e bukur. Jam krenare qe kemi te njejtin emer", ka thene miliarderja Paris.
Rihana paguan 16 mije dollare pije ne klub
Yjet e muzikes Rihanna dhe Jay-Z dine si te kenaqen. Dyshja shijuan jeten e nates ne Londer gjate te martes, ku vizituan klubin Vendome, ku raportohet se paguan 16 mije dollare fature. "Rihanna dhe Jay-Z mberriten se bashku dhe kerkuan nje kabine private me dy roje sigurimi. Ata porositen disa shishe vodka, tekila dhe vere te kuqe dhe jane kenaqur dukshem. U ulen afer njeri-tjetrin dhe biseduan gjithe kohen si dy miq te vjeter", ka thene birimi per "The Sun". Sipas tij, Rihanna ishte ne humor te mire dhe ne fund te mbremjes vallezoi duke treguar disa levizje te nxehta. Dyshja u largua nga lokali ne oren 04:00 te mengjesit. Ende nuk dihet c'mendim ka pasur per kete lloj argetimi Beyonce, e shoqja e Jay-Z.
Berlusconi si DJ
Silvio Berlusconi do te behet DJ ne "Radio Gioventu" (Radio rinia), stacioni radio "on line" i Ministrise italiane te Rinise. Lajmin e ka bere te ditur ministrja e Rinise, Giorgia Meloni, e cila me 29 korrik do te drejtoje me gazetarin Pierluigi Diaco emisionin ne te cilin do te luaje kryeministri italian. "Ka pranuar ftesen per te qene me ne dhe te luaje dicka ne rolin e DJ. Kushedi se cfare disku do te vendose", eshte shprehur Diaco. Gjithsesi, mbetet per t'u pare se cfare do te dhuroje kryeministri italian, sepse sigurisht, nga ana e tij surprizat nuk mungojne.