E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha, ne Helsinki ne takimin e OSBE-se

Ministri i Jashtem, Lulezim Basha mori pjese dje ne ceremonine e aderimit te Bosnje-Hercegovines dhe Malit te Zi ne Karten e Partneritetit, Adriatik 3. Te pranishmit ne takim theksuan se Karta e Partneriteti Adriatik 3, fillimisht e nenshkruar mes SHBA-ve, Shqiperise, Kroacise dhe Maqedonise, ka dhene nje kontribut shume te rendesishem ne pershpejtimin e ritmeve te reformave te vendeve kandidate per tu anetaresuar ne NATO, duke ndikuar ne krijimin e nje klime mirebesimi te ndersjellte mes vendeve te rajonit. Nga ana e tij ministri Basha theksoi se ky eshte nje moment i shenuar, sidomos ne drejtim te zgjerimit te hapesires se sigurise ne rajonin tone, nxitjes se demokracise, lirive themelore dhe sundimit te ligjit, ne funksion te integrimit euroatlantik te te gjitha vendeve te Ballkanit Perendimor. Nderkohe, pasi ka nenshkruar Konventen e OKB per Municionet Thermuese ne Olso, ka fluturuar drejt Helsinkit, per te marre pjese ne mbledhjen e Ministrave te Jashtem te OSBE-se,


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›