E Diel, 1 Nëntor 2026

Elkan: Nëse japin 100 milionë euro, shesim Trezege

 

Drejtuesit e Juventus preferojnë të mos e tregojnë faktin që Barcelona po interesohet për David Trezege, dhe për faktin se ai mund të largohet. “Nëse do të vinin me një ofertë prej 100 milionë euro edhe mund të mendoheshim për ta shitur”- u shpreh Xhon Elkan. Në fakt Trezege, sulmuesi francez 30-vjeçari ka shënuar 115 gola në 8 sezone në serinë A. Kjo gjë mund t’u sjellë përftime të rëndësishme bardhezinjve të Juventusit. Ndërsa spanjollët ofrojnë vetëm 20-25 milionë euro për David Trezege. “Nëse Trezege do të largohet nga Juventusi pyesni më mirë Barcelonën”-ka thënë Elkan i cili pret lëvizjen konkrete.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›