E Diel, 1 Nëntor 2026

Elma Dorezi: Ju rrefej "Grate ne Parlament" Izaura Ndoj

"Grate ne Parlament" eshte nje nga komedite me te bukura nga autori i madh, ose ndryshe Babai i Komedise greke: Aristofani. Eshte nje veper e shkruar 2400 vite me pare, por ketu qendron dhe e bukura e kesaj vepre, vjetersia dhe ngjashmeria e saj me ditet e sotshme...Ne kete komedi do te kemi mundesine te shohim per here te pare rolin e femres ne shoqeri por me nje ndryshim: Duke i dhene pushtetin ne dore. Ne nje interviste per "Koha Jone" regjisorja Elma Dorezi rrefen figuren moderne te femres se Aristofanit ne skenen shqiptare, punen me kastin e aktoreve si dhe projektet qe do ta ndjekin ne muajt ne vazhdim. Me mbeshtetjen e Ambasades se Greqise ne Tirane, ne Teatrin Metropol do te shfaqet premiere komedia "Grate ne Parlament". Ne kete veper grate e Athines vendosin te reformojne Demokracine Athinase. Duke pasur ne krye te tyre Praksagoren, e cila bashke me grate e tjera vishet si burre, ato marrin pushtetin ne Parlamentin e Demosit, bejne ndryshime radikale dhe shkaktojne situata komike kur ato vendosin se pasuria, te ardhurat dhe jeta seksuale te jete e perbashket. Komedia diakronike per pushtetin dhe natyren njerezore, shfaqet per here te pare ne Shqiperi nga regjisorja Elma Dorezi dhe nje trup aktoresh burra te perbere nga: Devis Muka, Besmir Bitraku, Roland Saro, Endri Cela, Visjan Ukcenaj, Klodian Hoxha, Alban Musa, Lorenc Kaja, Genti Decka dhe Shyqyri Caushaj. Ne kete shfaqje, ashtu si ne teatrin e antikitetit, personazhet femra do te interpretohen nga aktore burra. Kostumet do te realizohen nga Sofi Karaj ndersa koreografia nga Aledia Kondaj. Premiera e shfaqjes do te jete te shtunen, 8 tetor 2011, per te vazhduar cdo te enjte, te premte, te shtune dhe te diel deri me 20 nentor, ora 20:00, salla "Shekspir" ne Teatrin e Metropolit.

"Grate ne parlament" eshte komedia qe do cel sezonin artistik ne Tetarin Metropol ku ne qender eshte figura femerore?

Ndihem shume krenare per kete. Kjo shfaqje u be e mundur fal mbeshtetjes se Teatrit te Metropolit, deshires dhe pasionit te stafit te tij, ne vecanti Kico Londos, si dhe fal mbeshtetjes se Ambasades Greke. Faleminderit qe bete te mundur te realizohej nje enderr. "Grate ne Parlament" eshte nje nga komedite me te bukura nga autori i madh, ose ndryshe Babai i Komedise greke: Aristofani. Eshte nje veper e shkruajtur 2400 vite me pare, por ketu qendron dhe e bukura e kesaj vepre, vjetersia dhe ngjashmeria e saj me ditet e sotshme...Ne kete komedi do te kemi mundesine te shohim per here te pare rolin e femres ne shoqeri por me nje ndryshim: Duke i dhene pushtetin ne dore...

Ne kete komedi kemi perball me njeri tjetrin jane dhjete meshkuj, ku pese prej tyre kane rolet e femrave. Ka qene e veshtire kjo perballje mes tyre?

Veshtiresi kemi patur me personazhet e meshkujve se sa te femrave, (qesh)! Asgje nuk eshte e veshtire nese pasioni dhe deshira jane perkrah.

Te gjithe aktoret jane pjese e brezit te ri, i kane pervetesuar ato rolet ne menyre perfekte?

Absolutisht po! Nje jave na ndan nga premiera dhe jam e lumtur per karakteret e bukura te cilat kane ardhur ne menyren me perfekte fal talentit te tyre. Aq sa mendoj se dhe nese do ishin ne realitet femra, prape nuk do kishin ardhur kaq perfekte keto karaktere (shaka).

Si ka ardhur perzgjedhja e tyre?

Shume thjesht! Prej shume kohesh njihem me kete tekst dhe me keto personazhe. Ne baze te zgjidhjes regjisoriale dhe vizitimit te ketyre personazheve u be dhe perzgjedhja. Me disa nga djemte e kam bashkepunimin tim te dyte, ndersa pjesa tjeter, duke qene gjate tere kohes ne kontakt me teatrin, me eshte dhene mundesia te ndjek cdo shfaqje. Keshtu qe duke i njohur te gjithe aktoret e kisha te thjeshte edhe perzgjedhjen.

Pse keni zgjedhur pikerisht nje veper te Aristofanit per t'ia sjelle publikut shqiptar?

Eshte nje veper e cila percjelle shume mesazhe dhe ne momente te caktuara apo situata te ndryshme une shikoja situata te ngjashme me ato te sotshmet dhe pse 2400 vite para.

Ku qendron klecka e kesaj komedie ne skenen shqiptare, duke ditur qe eshte hera e pare qe vjen tek ne?

Jemi munduar si teater te sjellim sa me prane publikut kete shfaqje dhe duke e bere sa me argetuese por, duke lene hapesira dhe per momente reflektimi apo marrjen dhe te ndonje mesazhi.

Nderkohe skenografia dhe kostumografia jane dy elemente kryesor ne teater. Si vijne ato?

Persa i perket kostumografise, te cilen eshte nen drejtimin e kostumografes Sofia Karaj, eshte menduar ti qendrojme kohes. Do te kemi kostume te antikitetit greke por te stilizuara Ashtu si skenografia dhe kostumet ruajne surprizen, ndersa skenografia, nuk kemi luajtur shume pervec disa detajeve te cilat do te preferoja te mos i zbuloja. E kam patur disi te lehte pasi shfaqje do te vendoset ne sallen: "Shekspir" te teatrit te Metropolit, e cila eshte nje salle rrethore dhe deri diku te con drejt nje amfiteatri.

Cili eshte mesazhi qe percjell kjo veper?

Sa e ka jetegjatesine komedia e Aristofanit, fatkeqesisht aq vite jemi mbrapa dhe ne disa aspekte.

Jeni nje regjisore qe keni prekur disa tematika ne teater. Disa kohe me pare jeni angazhuar ne Teatrin e Kukullave ku keni marre duartrokitjet e publikut. Si ndjeheni?

Prej tre vitesh kam punuar me femijet qe nuk degjojne me te cilet kam dhene kater premiera; nje ne Teatrin e Kukullave dhe tre ne Teatrin Kombetar..! Se fundi ka qene "Magjistari i Ozit" nje shfaqje e cila e mbajti te lidhur publikun perreth nje ore e njezet minuta. Mund ta pershkruaj thjesht se ka qene fat per mua qe kam qene pjese e tyre.

Cilat jane projektet qe do t'iu rikthejne serish ne skene?

Ne fakt nga data 29 shtatori e 2010-es nuk kam munguar ne skene pasi kam qene e angazhuar me shfaqje. Pas premieres se Aristofanit do te rinis provat me femijet e Institutit qe nuk degjojne pasi nje turne ne Itali po na pret.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›