Shtyhet dhënia e pretencës për Bandën e Durrësit
TIRANË- Shtyhet dhënia e pretencës për Bandën e Durrësit. Prokurori i Krimeve të Rënda Anton Martini i ka kërkuar sot gjykatës edhe 2 ditë të tjera kohë, për shkak të kompleksitetit të cështjes.
Kështu pretenca pritet të jepet ditën e hënë për 16 anëtarët, mes të cileve dhe janë edhe dy krerët e bandës, Lulzim Berisha dhe Indrit Dokle. Kujtojmë se procesi i sotem ku pritej dhënia e pretencës është shoqëruar nga masa të larta sigurie, në pritje të ardhjes së të akuzuarve Lul Berisha dhe të penduarit Adriatik Coli.
Të pandehurit si anëtarë të “Bandës së Durrësit”, akuzohen për një sërë veprash të rënda penale si vrasje, pjesmarrje në organizatë kriminale, trafiqe ilegale etj. Në pjesën më të madhe të pandehurit e kësaj bande, janë arrestuar në operacione të ndryshme të ndërmarra nga Policia e Shtetit dhe prokuroia, pas vitit 2005.
Gjatë procesit gjyqësor kundër “Bandës së Durrësit”, Prokuroria ka paraqitur rreth 200 dëshmitarë. Ndërkohë që, ndihmesë të madhe për prokurorine në zbardhjen e aktivitetit të bandës pretendohet se ka dhënë dëshmia e shtetasit Adriatik Coli, i penduari i bandës ose bashkëpuntori i Drejtësisë.
(m.a/News24/BalkanWeb)