E Shtunë, 31 Tetor 2026

Epoka e dixhitalizmit, nis projekti 4G

"Shqiperia ne moshen dixhitale", perben nje nga objektivat me madhore te Qeverise. Keshtu eshte shprehur dje kryeministri Berisha ne mbledhjen e radhes se Qeverise. Duke pershendetur progresin e bere ne kete fushe gjate dy viteve te fundit, ku eshte ka mundesuar shtrirja e internetit ne cdo shkolle, ofrimin e tij falas ne 510 zyrat e Postes Shqiptare ne te gjithe vendin, kryeministri tha se do ndermerren hapa vendimtare, qe jo vetem u mundeson qytetareve shqiptare lundrimin ne internet, por edhe te zgjerojne sherbimet dixhitale, si sherbimet me transparente, me te shpejta e te sigurta. Kreu i Qeverise beri te ditur se per realizimin e ketij qellimi jane hartuar dhe jane ne zbatim 125 projekte, qe perfshijne ne te ministrite, agjencite dhe institucione te tjera publike. Duke i vleresuar keto projekte, kryeministri kerkoi finalizimin e tyre dhe kompletimin e procedurave dixhitale brenda vitit 2012, ku nenvizoi se, nuk mund te bejme me shume, sesa Shqiperia dixhitale ne 100-vjetorin e pavaresise se saj. 100-vjetori duhet ta gjeje Shqiperine dixhitale, ndaj, tha Berisha duke iu drejtuar ministrave, eshte e domosdoshme te rishqyrtoni edhe nje here te gjitha keto projekte, ne perputhje me buxhetin. "Perparesi absolute ne buxhet,- tha ai,- kane projektet e moshes dixhitale, cdo projekt qe ka te beje me moshen dixhitale do te jete i pari, krahasuar me gjithe te tjerat". Kryeministri e konsideroi te rendesishme avancimin me projekte te tjera dhe pershtatjen me teknologjite dhe sistemet e reja, ku shume shpejt Qeveria do te pergatise kuadrin ligjor per sistemin 4G. "Mosha qe ndryshon me shpejt eshte mosha dixhitale. Nje moshe e pameshire, po nuk e ndoqe, qe te le mbrapa. E priten me padurim IPhone 5, por doli 4S, nuk ishte pese. Ndaj duhet qe sistemet qe vendosim te kene te gjithe mundesine dhe pershtatjen me sistemet qe vijne. Ne po bejme gjithcka qe tregu i 3G te behet sa me kompetitiv. Sikunder po pergatisim kuadrin ligjor per 4G. Ambicia jone per te arritur ne kufij te kesaj moshe eshte shume e madhe",- tha Berisha. Shefi i Qeverise ka vleresuar sistemin dixhital qe ndiqet me prokurimet publike, te cilat jane 100 per qind elektronike. "Ky sistem eshte futur edhe neper universitete,- tha kryeministri,- ku tashme procedurat behen teresisht dixhitale. Duhet vleresuar edhe njehere dixhitalizimi si mjeti me i fuqishem, leva e Arkimedit, per te ofruar sherbimet me transparente dhe per te luftuar korrupsionin. Pas vendosjes se ketij sistemi, nuk ka qofte nje ankese te vetme se shkoi me mik ketu apo aty. Ne u beme vendi i pare ne bote me prokurime elektronike 100 per qind. Tani ne duhet te behemi detyrimisht, edhe vendi i blerjeve te vogla dixhitale. Eshte shume e domosdoshme qe te ofrohen te gjitha lehtesirat dhe transparence edhe ne blerjet e vogla te Qeverise. Sikunder, te studiohet mundesia e ankandit dixhital",- tha kryeministri. Gjithashtu, Berisha e konsideroi te rendesishme avancimin me projekte te tjera dhe pershtatjen me teknologjite dhe sistemet e reja. Po kaq te rendesishme, kryeministri vleresoi punonjesit e zyrave postare qe i pergjigjen me zhdervjelltesi kerkesave dhe nevojave te qytetareve per sherbimin e internetit.

Qeveria do te realizoje 125 projekte per dixhitalizimin

"Per zbatimin e projektit te dixhitalizimit jane bere hapa te medhenj,- tha kryeministri,- por hapat vendimtare jane per t'u bere ende. Per te realizuar kete qellim, jane ne zbatim e siper, 125 projekte, nga te cilat, ne Keshillin e Ministrave 2 projekte, ministri i Inovacionit dhe Teknologjise se Informacionit e Komunikimit 27 projekte, Agjencia Kombetare e Shoqerise se Informacionit 45 projekte, AKEP 6 projekte, INSTAT 5 projekte, Ministria e Arsimit dhe Shkences 13 projekte, Ministria e Brendshme 10 projekte, Ministria e Drejtesise 11 projekte, Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes 10 projekte, Ministria e Financave 19 projekte, Ministria e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta 8 projekte, Ministria e Shendetesise 12 projekte, Ministria e Puneve Publike dhe Transportit 4 projekte, Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve 5 projekte dhe te tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›