E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cfare pranon PD nga pakti Rama Rozeta Rapushi



Partia Demokratike beri te qarte dje, ne Kuvend se eshte e gatshme te diskutoje me opoziten dhe te plotesoje nje per nje te 12 rekomandimet e Komisionit Evropian per Shqiperine. Por jo te merret me propozimet e kreut socialist, Edi Rama, te cilat i quan zvarritese dhe jo ne funksion te integrimit te vendit. "Ne jemi ketu te gatshem dhe pa asnje medyshje, per te plotesuar secilen nga 12 pikat e opinionit te Komisionit Evropian per Shqiperine. Ne jemi me doren ngritur qe tani, per secilen nga 52 rekomandimet e raportit te OBE/ODIHR-it. Ne jemi plotesisht dakord per cdo standard te ri ne Rregulloren e Kuvendit te Shqiperise, qe bazohet ne ate te Parlamentit Evropian. Kjo eshte pergjigja jone, quajeni si te doni, zyrtare ose jo",- tha ne seancen e djeshme plenare, kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi. Sipas tij, mazhoranca nuk ve kushte dhe nuk imponon konceptet e saj, por opozita duhet te heqe postbllokun qe i ka vene integrimit te vendit. "Ne nuk ju imponojme konceptet tona, por kemi nje kerkese: Nuk e kemi per vete. Nuk e kemi per qeverine. Eshte ne interesin e te gjithe qytetareve te ketij vendi, demokrate e socialiste. Transmetojani Edi Rames: Hiqni postbllokun e integrimit",- theksoi Patozi. Demokrati akuzoi se Rama ka shkruar nje hartim me 10 pika dhe e ka vene ate si postbllok, duke thene se pa kaluar ate, Partia Socialiste, e per rrjedhoje edhe Kuvendi i Shqiperise, nuk do te beje asnje hap para per integrimin. Patozi kritikoi se 10 pikat e paktit te tij, ne forme, ne kohe dhe ne permbajtje, dhe i cilesoi keto pika si qerrja, ku Edi Rama kerkon te hipe procesin e integrimit. "Jane nje dredhi naive, ballkanase, nje rreng feminor per te lare duart me nje detyrim te madh, me pergjegjesine e opozites ne nje proces jetik per vendin. Vini re se sa zemergjere qe jane. Merrini nje here keto 10 pika, na thone, sepse ne nuk kembengulim. Sillni edhe ju te tjera, t'i shtojme ne edhe ca me vone, pastaj t'u japin edhe nje dore partive te vogla, pastaj te vazhdojme te zihemi dhe te mos biem dakord per ceshtjet qe shtohen. Qe me vone te mos merret me vesh, se cilat ishin pikat e fillimit dhe cfare erdhi me pas, dhe ne fund fare te thuhet se mazhoranca nuk e pranon paktin",- theksoi Patozi. Sipas tij, kjo politike qe po ndjek Rama, nuk eshte gje tjeter vecse nje tallje dhe poshterim per vendin dhe Brukselin, qe ka vene detyrat e shtepise. Demokrati u shpreh se ne vend te ketyre kerkesave, opozita te nise me zbatimin e 12 prioriteteve qe ka per marrjen e statusit te vendit kandidat. "Nese ka detyrime te 12 rekomandimeve te perfshira ne te ashtuquajturin pakt te Edi Rames, nuk kemi nevoje fare per negociata, nuk ka nevoje fare per marreveshje. Na keni te gatshem ne cdo kohe. Per gjithcka tjeter qe nuk ka te beje me reformat integruese, por me probleme apo interesa te tjera, mos na kerkoni kot, se nuk jemi. Nderkohe, ju jeni te lire te merrni vendimet tuaja dhe askush prej nesh nuk vendos kushte",- theksoi Patozi, duke shtuar se nese e ka kaq per zemer paktin, askush nuk e ndalon opoziten qe ta aplikoje ate, ne fryme dhe ne germe. Madje, askush nuk i pengon te dorezojne "roberit" e Uikileaks-it, te akuzuarit e kabllogrameve, te hetohen, si dhe t'i nisen tre here ne jave, letra Prokurores se Republikes e kujtdo tjeter.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›